LR-PDSH realizon takim me përfaqësues të ambasadës së Britanisë së Madhe

Maqedonia

LR-PDSH realizon takim me përfaqësues të ambasadës së Britanisë së Madhe

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 15:00

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Arben Taravari dhe nënkryetarja Vlera Ejupi kanë zhvilluar dje takim me zëvendës-ambasadorin e Britanisë së Madhe në Shkup, Paul Edwards, dhe Mia Marzouk, nga Ministria e Jashtme të Britanisë së Madhe.

“Në bisedë mjaft konstruktive, u bisedua për ngjarjet aktuale politike në vend dhe hapat që po i ndërmerr dhe do ti ndërmerr LR-PDSH për të tejkaluar gjendjen e mjerueshme, dhe statusin e pazgjidhur të shqiptarëve në vend. Roli i Lëvizjes, ideologjia e saj dhe rruga e ndjekur për të pasur një reformë gjithëpërfshirëse politike në vend ishin në fokusin e bisedimeve. Gjithashtu në takim u bisedua edhe për koalicionin “Aleanca për Shqiptarët” si një domosdoshmëri e bashkimit të gjithë forcave të mirëfillta opozitare për një fitore të ardhshme. Takimet e këtilla me përfaqësues të lartë të Ambasadës Britanike në vend do të vijojnë edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e LR-PDSH-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat