Takime bilaterale mes Kinës dhe Maqedonisë

Maqedonia

Takime bilaterale mes Kinës dhe Maqedonisë

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 14:39

Shefi i qeverisë të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski sot në Pekin realizoi takim me kryeministrin e Republikës Popullore të Kinës, Keçijang Li. Në takim, kumtoi pres shërbimi qeveritar, bashkëbiseduesit e përshëndetën zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Popullore të Kinës të cilat dallohen me miqësi, mirëkuptim të ndërsjellë dhe përkrahje të ndërsjellë. Bashkëbiseduesit i theksuan edhe marrëdhëniet ekonomike të cilat shënojnë trend të rritur dhe zhvillim pozitiv.

Kryeministri Gruevski potencoi se Republika e Maqedonisë e përkrahë nismën e RM­së së Kinës për bashkëpunim me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në kornizat e procesit 16 plus 1, që do të kontribuojë për thellim të marrëdhënieve dhe zhvillimit ekonomik të vendeve.

Ai shprehu kënaqësi nga rrjedha e suksesshme e ndërtimit të autostradave Milladinovc­Shtip dhe Kërçovë­Ohër, të cilat realizohen në bashkëpunim me Qeverinë kineze dhe bankën Eksim. Kryeministri Gruevski e ka afirmuar interesin dhe gatishmërinë e Qeverisë së Maqedonisë për gjashtë projekte të reja të përbashkëta të cilat do të realizoheshin në Republikën e Maqedonisë si rezultat i bashkëpunimit të ndërsjellë.

"Propozuam projekte të reja konkrete për bashkëpunim nga shumë fusha, nga fusha e energjetikës, ndërtimtarisë, industrisë, projekte nga karakteri infrastrukturor. Dorëzuam gjithsej gjashtë projekte të cilat janë vendosur në letër, me analizën e mirë paraprake dhe të gjitha informatat më të nevojshme, për çka kemi pëlqim pozitiv nga ana e kryeministrit kinez dhe gatishmëritë të shqyrtohen nga ana e tyre në periudhën që vijon", deklaroi pas takimit kryeministri Gruevski.

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë në takim theksoi se kompanitë kineze janë të mirëseardhura për investime në Maqedoni, me ç'rast i arsyetoi kushtet e volitshme për biznes, pakon e volitshme tatimore, reformat të cilat ndërmerren dhe mundësitë të cilat u qëndrojnë në dispozicion kompanive të cilat kanë për qëllim ta zgjerojnë prodhimtarinë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat