PPD: Nëpërmes kredive Qeveria kërkon shpëtim

Maqedonia

PPD: Nëpërmes kredive Qeveria kërkon shpëtim

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 10:12

“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë duhet sa më shpejtë të gjejnë forma parandaluese për frenimin e ministrit për Financa Stavreski që t’i ndërpritet shprehija për marjen e vazhdueshme të kredive të disfavorshme me kamata enorme dhe kushte të pavolitshm nëpër institucionet financiare botrore, dhe nga personat fizik”, thuhet në deklaratën e PPD-së.

Sipas PPD-së, ministri në fjalë vepron jashtë diturive shkencore të cilat i ka poseduar para se të emërohet ministër i financave, ai ka gëzuar reputacion në qarqet monetare Bankare Botërore të njohura. Alarmi është ndezur që moti nga FMN dhe nga konsalting qendrat e pavaruna botrore.

“I është bë me dije se Shteti futet gjithnjë e më shumë në mënyrë të pa kontroluar në borxhe negative. Huazimi i mjeteve qarkulluese financiare, dyshohet se nuk janë të destinunuara për ringjallet ekonomisë së brishtë, nuk financohen subjektet të cilat e risin Bruto produktin shtetrorë si dhe nuk ritet akumulimi shtetrorë. Me mjetet financiare qarkuluese investohet në kapital të vdekur, mjetet financiare të huazuara hynë në mënyrë legale dhe zhduken në mënyrë ilegale dhe shfaqen humnera të zeza financiare, gjegjësisht mungesë e parave në qarkullim. Me këtë akt qytetarëve, subjekteve prodhuese dhe atyre financiare u zvoglohet fuqia ekonomike për investime kapitale si p.sh. zgjerimi i kapaciteteve dhe fondet e amortizimit të mjeteve themelore të punës të cilat nuk munden ta ndjekin proçesin tekniko teknologjik kundrejtë konkurencës. Duke dalur në treg me ofertë të lartë të çmimeve të mallrave të prodhuara në RM”, thonë nga PPD.

Sipas tyre, me këtë disparitet anomalikë shkurtohen vendet e punës, dhe ekonomia nacionale ngecë në garën për ndarjen ndërkombëtare të punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat