Zvarriten punimet në rrugën Sllupçan-Bellanoc

Maqedonia

Zvarriten punimet në rrugën Sllupçan-Bellanoc

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 00:51

Ndërtimi i rrugës rajonale nga Sllupçani deri në Bellanoc që lidh pikën kufitare Maqedoni-Kosovë, ka filluar para dy vitesh por dinamika e punimeve që po kryhen në malësinë e Karadakut nuk jep shumë shpresë se ndërtimi mund të përfundojë në afatin e paraparë gjatë vitit 2016.

Ekipi i Alsat M vizitoi një pjesë të rrugës ku po zhvillohen punimet, por hasëm në makina të parkuara të ndërmarrjes punuese, me arsyen e shirave të ditëve të fundit. Qytetarët e Komunës së Likovës thonë se punuar di[ka por autoritetet mbeten ende larg realizimit brenda vitin 2016.

Nga ana tjetër, kreu i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku deklaroi për mediat shqiptare në Maqedoni se Komuna luan vetëm rolin e logjistikës me këshilla eventuale dhe vëzhgon dinamikën e punimeve, ndërkohë që finalizimi i projektit varet vetëm nga kompania dhe nxitja e qeverisë.

Punimet për rrugën rajonale Bellanoc-Stanciq filluan në fund të vitit 2013 dhe premtimet ishin se rruga do të përfundonte për 2 vite. Por, tani mbetet të shihet nëse rruga do të përfundojë të paktën në 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat