Sopoti, seanca e të enjtes mund të anulohet

Maqedonia

Sopoti, seanca e të enjtes mund të anulohet

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 00:48

Seanca gjyqësore për rastin Sopoti, i cili duhet të mbahet të enjten mund të anulohet. Siç mëson Alsat dy nga të akuzuarit kanë kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të vdekjes së një familjari të tyre. Ndërkohë avokati mbrojtës Naser Raufi pret që kjo lëndë të kaloj në duart e prokurores Speciale, pasi për të është folur edhe në bisedat e përgjuara të publikuara nga LSDM.

“Pritja ime është që këta të akuzuar të lirohen nga këta akt akuza, por pasi prokuroria speciale duhet që ta punoj këtë lëndë ndoshta kjo do të jetë edhe arsye që të përfundoj kjo seancë , se për këtë proces më janë absorbuar të gjitha provat dhe nuk ka më se çka të punohet në këtë rast , pasi që dihet se ky rast është duke u punuar me vite dhe ne si avokat insistojmë që të jepet fjala përfundimtare , por varet dhe nga prokuroria dhe nga trupi gjyqësor se ç’ ka do të vendoset”, tha Naser Raufi- avokat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat