Gjevgjeli ndalohen emigrantë me dokumente të rrejshme

Maqedonia

Gjevgjeli ndalohen emigrantë me dokumente të rrejshme

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 18:30

Emigrantët nga Irani dhe kurdët që dje i qepën buzët e tyre, refuzojnë ushqimin. Ata janë vendosur në binarët e hekurudhës në linjën kufitare mes Maqedonisë dhe Greqisë. Në mëngjes policia ka zbuluar qindra refugjatë nga Siria, Afganistani dhe Iraku të cilët në kampin e pranimit të emigrantëve kanë hyrë me dokumente false. Këtë e konfirmuan edhe nga Komisariati i lartë për refugjatë i OKB-së.

“MPB-ja ka identifikuar disa njerëz që kanë pasur dokumente të falsifikuara. Ata tani janë marrë në pyetje dhe ministria do vendosë çfarë do bëhet me ta”, tha Aleksander Kraus, UNHCR .
Emigrantët që tashmë një javë gjenden në zonën ndërkufitare ankohen për kushte të këqija dhe druajnë nëse do të lejohen të kalojnë kufirin. Ata refuzojnë të kthehen pas duke u kërcënuar edhe me vetëvrasje kolektive.

“Ne vetëm duam ndihmë për ta kaluar kufirin. E dimë se kjo nuk është me fajin tuaj, por nga të tjerë dhe e dimë se duhet të respektoni urdhrat. Por kërkesa jonë është që si qenie humane të ndani dhimbjen me ne”, tha një emigrant nga Maroku.
“Nëse na kthejnë prapë në Bangladesh, ne vërtetë do bëjmë vetëvrasje”, u shpreh një emigrant nga Bangladeshi.

Edhe sot kufirin e kalonin vetëm refugjatët që vijnë nga Siria, Afganistani dhe Iraku. Sipas të dhënave të UNHCR-së, për 12 orë përmes kampit të pritjes në Gjevgjeli kanë kaluar 540 refugjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat