Gruevski duhet të jep dorëheqje “në kohë” ndërsa Qeveria “në një kohë të ardhshme”

Maqedonia

Gruevski duhet të jep dorëheqje “në kohë” ndërsa Qeveria “në një kohë të ardhshme”

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 15:10

Grupet e punës së partive politike, që kanë firmosur Marrëveshjen e Përzhinos, këto ditë po i përmbyllin problemet në sferën e mediumeve. Më pas, në dhjetor pritet të zgjidhen dy çështje të rëndësishme: dorëheqja e kryeministrit Nikolla Gruevskit, të zgjidhet një kryeministër i ri dhe të ngritet padia e parë nga prokurorja speciale, Katica Janeva.

Nëse respektohen të gjitha afatet (ndërsa këtu Marrëveshja nuk është e saktësuar me formulimet si “në një kohë të ardhshme” dhe “do të jep dorëheqje në kohë”) kryeministri Nikolla Gruevski, së bashku me qeverinë aktuale, duhet të japin dorëheqje deri në Vitin e Ri. Më pas, presidenti Gjorgje Ivanov duhet mandatin t’ia dorëzoj partisë e cila ka fituar më shumë deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare gjegjësisht VMRO DPMNE-së. Ndërsa kjo parti, në komitetin ekzekutiv duhet të emëron kandidat për kryeministër që duhet të votohet në Kuvendin e RM-së me shumicë të thjeshtë.

Ja saktë çfarë parasheh Marrëveshja e Përzhinos:

Qeveria aktuale do ta dorëzoj dorëheqjen zyrtare deri në Kuvend në një kohë të ardhshme, që të mundësoj qeveria e re të inaugurohet më 15 janar të vitit 2016, 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare më 24 prill…

Rregulli i sipërpërmendur do të thotë se qeveria aktuale do të jep dorëheqje në kohë dhe 100 ditë para zgjedhjeve të ardhshme do të emërohet qeveria e re…Prej këtu, lëndë interpretimi apo ndoshta inat partiak, është data e saktë e dorëheqjes së Gruevskit.

(Mos) preciziteti i njëjtë (prej-deri) e shohim edhe te afatet për punën e Janevës. Në shkresën deri te Këshilli i prokurorëve publike për punën e saj thuhet:

Prej 15 dhjetor deri më 15 mars prokurorja speciale Katica Janeva dhe ekipi i saj do t’i ngritin paditë e para për lëndë lidhur me bisedat e përgjuara. Kjo do të thotë se Janeva ka vetëm afat të vërtetuar përfundimtar ndërsa jo edhe datë për fillimin e ngritjes së padive, që do të thotë se paditë e para mund të ndodhin në çfarëdo kohe në periudhën prej 15 dhjetor deri 15 mars.

Nëse respektohen të gjitha datat, Gruevski “patjetër” duhet dorëheqje të jep deri më 15 dhjetor. Nëse insistohet për ndonjë marrëveshje politike si pro- formë, kjo “mund” të ndodh më 14 janar. Në këtë rast, brenda ditës presidenti i shtetit mund ta ndaj mandatin për VMRO DPMNE-në dhe ditën e njëjtë qeveria e re do të propozohej ndërsa propozimi do të dërgohet në Kuvend për votim.

Ndërsa burimet nga LSDM thonë se ata nuk i intereson se kur saktë do të jep dorëheqje Gruevski. Siç thonë, në Marrëveshjen e Përzhinos saktë thuhet se qeveria e re duhet të formohet 100 ditë para zgjedhjeve.

“A do të respektohen të gjitha afatet për shembull 10 ditë që presidenti të dorëzoj mandatin dhe 20 ditë tjera mandatari ta propozoj deri te Kuvendi qeverinë e re, neve nuk na intereson. A do të shfrytëzohen të gjithë ditët apo vetëm një ditë, nuk është e rëndësishme. Ne duam Qeveria, pa Gruevskin në të, të votohet më 15 janar- thotë burimi jonë.

Zëdhënësi i VMRO DPMNE Ivo Kotevski thotë se të gjithë afatet e parapara në Marrëveshjen e Përzhinos do të respektohen.

“Do të respektohen të gjitha afatet sepse më 24 prill duhet të ketë zgjedhje që populli të tregoj fjalën e vet” thotë Kotevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat