Çfarë thotë Thaçi për Mijallkovin, Besën dhe misionin e tij të ardhshëm?

Maqedonia

Çfarë thotë Thaçi për Mijallkovin, Besën dhe misionin e tij të ardhshëm?

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 08:15

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaci në debatin në televizionin 21 ka folur për situatën politike në vend dhe prioritet e partisë që drejton ai.

Thaci deklaroi se prioritetet e PDSH-së janë, integrimi në NATO dhe Bashkimin Evropian si dhe avancimi i çështjes shqiptare në Maqedoni, transmeton INA.

Ai ka theksuar se, pa plotësimin e këtyre kushteve nuk do jetë pjesë e qeverisë së ardhshme, që do të dal pas zgjedhjeve të prillit të ardhshëm.

Duke folur për bashkimin opozitar, lideri i PDSH-së deklaroi se, ai disa herë ka dhënë deklarata për bashkim, mirëpo është sharë dhe ofenduar nga partitë e reja.

“Unë dhashë deklarata për bashkim, ndërsa këta të Besës më shanë. Unë i kam ftuar përfaqësuesit e kësaj partie të më tregojnë kush qëndron pas jush. U kam thënë mi nxjerrni ata që rrinë pas jush, Adnan Ismaili, Zejdi.,.. Mua mi ka dhënë populli 70 mijë vota dhe opinioni publik e dinë këtë”, shtoi ai.

Ndërkaq, lidhur me përgjimet dhe bisedën e publikuar mes tij dhe Mijallkovit, Thaci tha se ajo është e montuar.

“Kam tre përgjigje, një më të shkurtër, bile edhe përgjigje me orë të tëra…Nuk i besojnë shqiptarët më shumë Zaevit se sa Menduhit. LSDM duhet të kërkojë falje për masakrat ndaj PDSH-së, survejimet. Ata këto përgjime i rregullojnë bukur. Nuk ka asgjë të vërtetë”, theksoi ai.

Thaci përmendi edhe lutjet që i janë bërë nga Zaevi për tu bashkuar në mision të përbashkët për të ardhur në pushtet.

“Përse opinionistët nuk e përmendin faktin se Zaevi mi ka dërguar 37 sms deri në mesnatë dhe pastaj edhe 17 deri në ora 2 të natës. Unë e kam refuzuar sepse kështu e kërkojnë maqedonasit, tu biesh hundëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat