Selia e VMRO-DPMNE-së, Komuna Qendër vendos rrënimin e tarracës

Maqedonia

Selia e VMRO-DPMNE-së, Komuna Qendër vendos rrënimin e tarracës

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 00:21

Komuna Qendër i ka dhënë afat prej 30 ditëve, ndërmarrjes “Beton” për ta rrënuar tarracën para hyrjes së selisë së VMRO-DPMNE-së. Nëse nuk respektohet ky vendim Komuna Qendër do të kërkojë asistencë të policisë. Koço Stojçevskit, udhëheqës i Sektorit për punë ndërtimore tha se ekspertiza e dokumentacionit të plotë të dorëzuar në Qytetin e Shkupit tregon se nuk janë miratuar vendimet për ndryshime gjatë ndërtimit të objektit. Stojçeski paralajmëroi gjoba për investitorin dhe propozoi marrjen e licencës së punë, për shkak se objekti ku gjendet selia e VMRO-DPMNE-së është lëshuar në përdorim ende pa u kompletuar punimet ndërtimore në tërë objektin .

“Nga ekspertiza e dokumentacionit të plotë shihet shumë qartë se nuk bëhet fjalë për strehë por bëhet fjalë për tarracë të ndërtuar para selisë së VMRO-DPMNE, të ndërtuar në tokë shtetërore. Për këto arsye, inspektorati ndërtimor dorëzoi propozim deri te kryetari i Komunës Qendër për anulim të miratimit të dhënë për ndryshime gjatë ndërtimit. Sektori për punë inspektoriale, në pajtueshmëri me kompetencat tij, më tutje do të marrë vendim për largim të këtij ndërtimi, për të cilën do të japim një afat më të gjatë për shkak të ndjeshmërisë”, u shpreh Koço Stojçeski, udhëheqës i Sektorit për punë inspektuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat