Takim me Këshillin Koordinues të forumit të gruas, më 20 Dhjetor Kongresi!

Maqedonia

Takim me Këshillin Koordinues të forumit të gruas, më 20 Dhjetor Kongresi!

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 18:51

Në selinë e Lëvizjes në Tetovë kryetari Ziadin Sela ka zhvilluar takim me Këshillin Koordinues të Forumit të Gruas. Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet e Forumit të Gruas deri në mbajtjen e Kongresit më 20 Dhjetor 2015.

Kongresi përfshin themelimin e Forumit të Gruas në LR-PDSH kur edhe do të zgjidhen organet legjitime të forumit. Përgaditjen e Kongresit do ta bëjë Këshilli Koordinues i përbërë nga anëtare nga të gjithë degët e vendit.
Në Kongres do të zgjidhet edhe kryetarja e Forumit të Gruas si dhe do të jepet Raport për vijimin e punëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat