Spasovski: Policia është e gatshme për ta zbardhur rastin e Kumanovës

Maqedonia

Spasovski: Policia është e gatshme për ta zbardhur rastin e Kumanovës

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 16:19

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski është i bindur se hetimi lidhur me ngjarjet e Kumanovës më 9 dhe 10 maj është një temë e rëndësishme e cila duhet të përmbyllet në interes të së vërtetës. Ndërsa për atë se si ka ardhur deri te ngjarja ku u vranë tetë policë dhe 10 sulmues, sipas kreut të policisë përgjigje duhet pritur para së gjithash nga procesi i ngritur në gjykatë dhe prokurori.

"Kjo lëndë procedohet në prokurorinë publike dhe me të vërtetë çfarë do që të duhet nga Ministria e Brendshme, dhe do ta kërkojë Prokuroria, apo prokurori i cili merret me këtë rast do ministria do të jetë në dispozicion që ti sigurojë të gjitha provat e nevojshme dhe dokumentet të cilat do të kërkohen më tej, që me të vërtetë të kemi një hetim relevant dhe rast që do të ngjallë besimin tek qytetarët pa dallim nga përkatësia e tyre etnike", deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm i Maqedonisë.

Për rastin e Kumanovës tashmë është ngritur aktakuzë. Prokuroria Publike në fillim të këtij muaji i akuzoi 29 anëtarë të grupit për terrorizëm. Hetimi është ende në rrjedhë për disa bashkëpunëtorë të tjerë të dyshuar. Që nga fillimi, ka spekulime dhe audio regjistrime për të cilat pretendohet se agjentë sekret të Maqedonisë kanë qenë në kontakt me përfaqësuesit e grupit të armatosur. Letra e parë e Shkupit zyrtar dërguar Prishtinës me listën e shtetasve të Kosovës, të arrestuar në Lagjen e Trimave, përmbante emrat e personave për të cilat më pas MPB-ja, pohonte se u vranë gjatë shkëmbim zjarrit. Për të sqaruar të gjitha dyshimet edhe BE ka bërë thirrje për hetim ndërkombëtar për Kumanovën, por deri më tani kjo kërkesë nuk është pranuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat