EVN vazhdon bashkëpunimin me Kryqin e kuq për kujdesin e personave të moshuar

Maqedonia

EVN vazhdon bashkëpunimin me Kryqin e kuq për kujdesin e personave të moshuar

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 13:32

Me rastin e javës për kujdesin e personave të moshuar, EVN Maqedoni vazhdon bashkëpunimin me Kryqin e kuq, me mbështetje një vjeçare të aktiviteteve në mënyrë rritjen e kujdesit për personat e moshuar në të gjithë territorin e RM-së. Qëllimi i projektit është të kontribojë në përmirësimin e shërbimeve të jetesës për personat e moshuar të cenueshëm, forcimin shëndetësor të shërbimeve si dhe sistemin social për personat e moshuar në Republikën e Maqedonisë.

Kujdesi për personat e moshuar ofrohet në dy forma dhe atë në qendrat ditore për kujdes dhe në shërbime shtëpiake.

Qendrat ditore për kujdes funksionojnë në Shkup, Veles, Kriva Pallankë, ndërsa me mbështetjen e EVN Maqedoni janë formuar dhe qendra të reja në Kërçovë, Strugë dhe Dibër. Në kuadër të kujdesit për shërbimet në shtëpi janë angazhuar më shumë se 65 vullnetar nga Kryqi i kuq dhe 11 motra medicinale të cilat do të sigurojnë shërbime sociale dhe medicinale për personat e moshuar në shtëpitë e tyre në të gjithë Maqedoninë.

„Personat e moshuar janë gjenerata që e mundësuan jetën tonë sot. Ata meritojnë kujdesin dhe respektin më të madh që mund ta kenë. EVN është kompani e cila mirëkupton përgjigjësinë e saj për të moshuarit”, u shprehë menaxherja për komunikim e EVN Maqedoni, Lençe Karpuzovska.

Falëndërime personale deri tek EVN Maqedoni për vazhdimin e mbështetjes shprehi Sekretari gjeneral i Kryqit të kuq, z. Sait Saiti.

“Pa mbështetjen e EVN, ky projekt human nuk do të ishte realitet. Bëjë apel deri tek të gjitha kompanitë të kyqen në këtë mision për kujdesin e personave të kësaj kategorie”, theksoi Saiti.

Partneriteti me Kryqin e kuq për të mirën e personave social vazhdon tani e disa vite. Bashkëpunimi i shkëlqyer mundëson partneriteti të jetë afatgjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat