Takim bilateral mes Ministrit Jashari dhe ministrit Bullgar të Drejtësisë Ivanov

Maqedonia

Takim bilateral mes Ministrit Jashari dhe ministrit Bullgar të Drejtësisë Ivanov

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 13:25

Ministri i Drejtësisë dr. Adnan Jashari pas një seri takimesh bilaterale në vendet e Ballkanit Perëndimor: Bosnjë dhe Hercegovinë, Slloveni, Mal të Zi dhe Kosovë, më 23.11.2015 realizoi takim edhe me Ministrin e Drejtësisë të Republikës së Bullgarisë z. Hristo Ivanov.

Në këtë takim ministrat shkëmbyen përvojat në kuptim të vendosjes dhe funksionimit të sistemeve gjyqësore të të dy vendeve. Ministrat e Drejtësisë diskutuan edhe në kuptim të vendosjes ligjore dhe institucionale si dhe mbikëqyrjen e noterëve, përmbaruesve dhe mediatorëve, zgjidhjet ligjore për unifikimin e praktikës gjyqësore, kushteve për zgjedhje, avancimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve publik.

Ministri Jashari njëkohësisht e informoi homologun e tij bullgar për ligjet e reja të miratuara në sferën e gjyqësorit që janë në drejtim të inkorporimit të standardeve më të reja evropiane dhe ndërkombëtare.

Dy ministrat ranë dakord edhe mbi rëndësinë thelbësore të bashkëpunimit bilateral të suksesshëm dhe efikas në sferën e gjyqësorit mes dy vendeve, për të cilin qëllim gjatë periudhës së ardhme do të iniciohet formimi i grupeve punuese dhe fillimin e negociatave për lidhjen e marrëveshjeve bilaterale për ndihmë të ndërsjellët juridike në çështjet penale si dhe marrëveshje për ekstradim.

Ministri Jashari në fund të takimit potencoi se do të vazhdojë realizimi i vizitave punuese dhe takimeve bilaterale me Ministrat e Drejtësisë si në vendet e tjera të rajonit, ashtu edhe me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, në drejtim të forcimit të bashkëpunimit bilateral, shkëmbimit të përvojave dhe zgjidhjen e dobësive të identifikuara në sferën e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit me qëllim të afrimit të legjislacionit kombëtar të Maqedonisë kah legjislacioni i Bashkimit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat