Reshje në mbarë territorin

Maqedonia

Reshje në mbarë territorin

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 08:38

Në Maqedoni do mbizotërojë mot me temperatura jo edhe aq të ftohta dhe me periudha të reshjeve kohë pas kohe. Mëngjesi nuk do të jetë shumë i ftohtë, ndërkaq pasdite pritet të ketë reshje në nivel lokal thuajse në mbarë territorin e Maqedonisë.

Temperaturat gjatë ditës do të lëvizin nga 3 deri më 15 gradë celsius.

Shkupi gjithashtu do të ketë mot të ndryshueshëm, me vranësira mesatare dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Temperaturat gjatë ditës së sotme në Shkup, do të lëvzin nga 4 deri më 14 gradë celsius./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat