Ali Ahmeti të mbart përgjegjësi për kërcënimin ndaj studentëve

Maqedonia

Ali Ahmeti të mbart përgjegjësi për kërcënimin ndaj studentëve

Më: 23 nëntor 2015 Në ora: 21:42

Lëvizja për Reforma-PDSH ka reagua lidhur me kërcënimet ndaj disa studentëve gjatë shënimit të festës së Abetarës në Manastir.

Në komunikatën e Lëvizja për Reforma-PDSH kërkohet që Ali Ahmeti të pronencohet lidhur me këtë ngjarje dhe të mos përsëritet ky akt i turpshëm sepse në të kundërtën shqiptarët do të rrëzojnë këtë regjim.

“Ali Ahmeti siç e njohëm dje “Abazi” edhe në ditën më të shënuar shqiptare, atë të shkronjave tenton të përfitojë politikisht. Lojërat e “Abazit” të mësuar tashmë prej shqiptarëve, po dënohen ngado që ec ai. Por, vulgariteti dhe qasja huliganeske e shoqëruesve të tij nuk priton të shfaqen ndaj gjithë shqiptarëve të pafajshëm.
Mbrëmë në Manastir janë kërcënuar me jetë profesori Lebit Murtishi dhe dy studentët e tij që e lëshuan ceremoninë për shkak të politizimit që “Abazi” dëshironte ti bënte.
Urgjentisht të prononcohet “Abazi” apo dikush nga “Abazët” e BDI-së për kërcënimin e djeshëm ndaj studentëve shqiptar. Të mos përsëritet ky akt i turpshëm sepse në të kundërtën shqiptarët dinë dhe janë të përgatitur që edhe në mënyra të tjera të rrëzojnë këtë regjim abazësh”thuhet në komunikën për media./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat