BDI: Pohimet për politizim dhe kërcënimet ndaj studentëve janë të pavërteta

Maqedonia

BDI: Pohimet për politizim dhe kërcënimet ndaj studentëve janë të pavërteta

Më: 23 nëntor 2015 Në ora: 20:49

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një reagimi me shkrim i hedhur poshtë si të pavërteta pohimet për politizimin e Festës së Alfabetit shqip dhe për kërcënimet ndaj disa studentëve gjatë shënimit të kësaj feste në Manastir.

Në reagimin e BDI-së thuhet se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, nuk ka qenë prezent në koncertin e organizuar në Manastir, dhe nuk ka kurrfarë kuptimi që atij apo truprojeve të tij t’i mveshet diçka e paqenë. Të gjitha këto pretendime i hedhim poshtë si të pavërteta dhe tendencioze, të cilat kanë për qëllim zbehjen e rëndësisë së madhe kombëtare që ka Festa e Alfabetit”, thuhet në reagimin e partisë së Ahmetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat