Takim për pastrimin e Çairit (Foto)

Maqedonia

Takim për pastrimin e Çairit (Foto)

Më: 23 nëntor 2015 Në ora: 19:19

Kryetari i Çairit Izet Mexhiti është takuar sot me përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike të Qytetit të Shkupit, n.p “Higjiena Komunale”, n.p “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, n.p “Rrugët dhe rrugicat”, n.p “Parqet dhe gjelbërimet” dhe n.p “Parkingjet e Qytetit”.

Në takimin është diskutuar rreth aksionit që do realizohet ditëve në vijim në territorin e Komunës së Çairit, gjegjësisht aksion për pastrim gjeneral.

Përfaqësuesit e ndërmarrjeve kanë prezentuar aktivitetet që do të ndërmirren si pastrimi i rrugëve kryesore, pastrimi i pusetave të ujërave atmosferik, pastrimi i gjetheve etj. Aksioni për pastrimin gjeneral të Komunës së Çairit ka startuar sot dhe do të zgjat deri në fundjavë./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat