Vazhdon fluksi i refugjatëve në Maqedoni: Brenda 24 orëve të fundit 5979 vërtetime

Maqedonia

Vazhdon fluksi i refugjatëve në Maqedoni: Brenda 24 orëve të fundit 5979 vërtetime

Më: 23 nëntor 2015 Në ora: 15:28

Përkundër dëbimit të shumë refugjatëve që vijnë kryesisht nga Pakistani, Shri Lanka dhe Eritrea, në Maqedoni vazhdon të ketë fluks të madh të refugjatëve dhe dhënie të dokumentave të vërtetimit të azilit.
Brenda 24 orëve, janë dhënë gjithsej 5.979 vërtetime shtetasve të huaj, prej të cilëve 2.907 janë të gjinisë mashkullore, 1.191 të gjinisë femërore, 1.417 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 464 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit kumtuan nga ministria e brendshme, përcjell Bota sot.
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetimet, më të shumtë vazhdojnë të jenë shtetasit nga Siria 3.022, më pas nga Afganistani 1.940, Iraku 1.014, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël. Në periudhën nga 19 qershori deri mbrëmë, janë dhënë vërtetime gjithsej për 276.306 shtetas të huaj, prej të cilëve 160.992 janë të gjinisë mashkullore, 42.734 të gjinisë femërore, 57.822 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 14.758 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për dorëzim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit. Sipas shtetësisë së personave të cilvë u janë dhënë vërtetimet, më të shumtë janë shtetasit nga Siria 167.705, më pas nga Afganistani 63.009, Iraku 24.159, Irani 6.231, Pakistani 5.416, Palestina 2.158, Somalia 1.276, Bangladeshi 1.253, nga Maroko 1.311, Kongo 514, Libani 434, Algjeria 452, Nigeria 275, përderisa të tjerët janë në numër më të vogël. Në 24 orët e fundit sipas MPB¬së, në Sektorin për azil janë parashtruar pesë kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit, nga shtetas të Afganistnait, dhe me ato janë edhe katër fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin.

Nga fillimit të dhënies së vërtetimeve deri më 22 nëntor në Sektorin për azil janë parashtruar 75 kërkesa për njohje të së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht, me ç'rast 51 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë, prej tyre 15 për fëmijë, më pas dhjetë kërkesa nga shtetas të Afganistanit prej tyre tetë janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, tre kërkesa nga shtetas nga Pakistani, nga dy kërkesa nga shtetas të Marokos, Libanit, Palestinës, Algjerisë dhe Irakut katër nga kërkesat janë për fëmijë dhe një kërkesë nga një shtetas i Egjiptit.

Maqedonia ka marrë 700 milion euro fonde nga BE-ja, për mbarëvajtjen e fluksit të refugjatëve, ndërsa kohët e fundit ka marrë edhe udhëzime konkrete që të mos pranojë gjithë refugjatët të cilët vijnë në kufijtë e saj./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat