Poposki: Sigurimi i kufirit nuk është vetëm e drejtë por edhe obligimi ynë

Maqedonia

Poposki: Sigurimi i kufirit nuk është vetëm e drejtë por edhe obligimi ynë

Më: 23 nëntor 2015 Në ora: 14:48

“Republika e Maqedonisë do t’i ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme dhe do t’i përdorë të gjitha resurset për mbrojtjen e kufirit dhe ndalimin e kalimeve të pakontrolluara të migrantëve, të cilët do t’i kahëzojë drejt pikave ku mund të regjistrohen. Do të mundësojë ndihmë dhe kalim për të gjithë migrantët nga vendet e zonave të luftërave, të cilët transitojnë nëpër vend dhe mund të pranohen në të gjitha vendet anëtare të BE­së, si qëllimi i tyre përfundimtar.

Për këto persona mund të sigurohen kapacitete të caktuara për qëndrim të kufizuar. Migrantë nga natyra ekonomike nuk do të lëshohen, as, ndërkaq, Maqedonia mund t’i strehojë në territorin e saj”, ky është qëndrimi të cilin ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki ua ka transmetuar ambasadorëve në vend me të cilët sot mbajti mbledhje në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Në lidhje me ndihmën që është paralajmëruar për Maqedoninë për përballjen, Poposki theksoi se ajo deri më tani ka qenë kryesisht e orientuar drejt organizatave ndërkombëtare si UNHCR dhe Kryqi i Kuq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat