Libri “Çlirimi i Kosovës” - promovohet në Tetovë

Maqedonia

Libri “Çlirimi i Kosovës” - promovohet në Tetovë

Nga: Beqir SINA, New York Më: 23 nëntor 2015 Në ora: 13:36

NEW YORK : Eshtë promovuar në USHT - Tetovë - libri në versionin shqip i ish- diplomatit amerikan David L. Phillips drejtor i Programit për ndërtimin e paqes në Institutin e Universitetit Columbia për Studimin e të Drejtave të Njeriut dhe një bashkëpuntor në “Harvard Kennedy School’s Project ” mbi të Ardhmen e Diplomacisë.

“Ky libër I dedikohet Ambasadorit Richard Holbrooke. Kosova nuk do të kishte arritur as një her pavarësin e saj pa ndimën e Hollburkut. Vdekja e parakoshme e Hollburkut ishte një humbje e madhe për të gjith botën. Zgjidhjet e krizave siç e kemi krizën e Siri tashme nuk do ishte shumë e rëndë për të zgjidhur sikur të ishte Richall Hollbruk në mesin tonë” – tha autori i librit, David Phillips.

Ish Ambasadori I Shqipërisë në Maqedoni Arben Ceku në fjalimin e tij theksoi se Devid Phillips e meriton titullin si ambasadori i popullit shqiptar në SHBA.

“David Phillips I cili nuk I len të zën pluhur dosjet e cështjeve shqiptare dhe problemet shqiptare, Pavarsisht se ne nuk e kemi emëruar as një her David Phillipsin si ambassador të popullit shiptar un mund të them me plot bindjen se jo vetëm për shkak të kontributit të thën në këtë libër por për shkak të gjith kontributit të tij David Phillips e meriton Titullin si ambassador I popullit shqiptar në SHBA prej 30 vitesh kontribut” – tha ish Ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë, Arben Çejku.

Edhe rektori i USHT-ës Vullnet Ameti vlerësoi kontributin që David L. PHILLIPS jep për çështjen shqiptare.

“Ne të gjithë jemi dëshmitar të tmerve dhe mizorimit që ka shkaktuar regjimi I Miloshoviqit ndaj popullit shqiptar në Kosovë dhe më gjërë . Por Davidi I ka integruar ato me një mjeshtëri të rrall në libërin e tij “Çlirimi i Kosovës”” – u shpreh rektori i USHT-së, Vullnet Ameti.

Njëherit Rektori I USHT-së Vullnet Ahmeti i ndau mirënjohje autorit te libërit David Phillips për kontributin e dhënë për clirimin e Kosovës, shkruan shtypi shqiptar nga Maqedonia.
Libri me titullin shqip “Çlirimi i Kosovës “– është me parathënien e ish diplomatit amerikan Nicholas R. Burns, ish Nën /Sekretar i Shtetit, aktualisht një professor universiteti, kolumnist, lektor, një njohës i shkëlqyer i çështjes së Kosovës. Ai është aktualisht professor i Praktikës së Diplomacisë dhe Politikës Ndërkombëtare në Shkollën e Qeverisë John F. Kennedy të Harvardit dhe një anëtar të Bordit të Drejtorëve të Qendrës së shkollës Belfer për Shkencën dhe Çështjeve Ndërkombëtare.

Në librin :”Çlirimi i Kosovës – Liberating Kosovo”, të ish diplomatit amerikan David L. Phillips drejtor i Programit për ndërtimin e paqes në Institutin e Universitetit Columbia për Studimin e të Drejtave të Njeriut dhe një bashkëpuntor në “Harvard Kennedy School’s Project ” mbi të Ardhmen e Diplomacisë, tregohet: Kosova, pas korporatizimit të saj në ish – Republikën Serbe të Jugosllavisë, u bë gjithnjë e më pasive gjatë viteve 1990, mbasi Jugosllavia( e shkërmoqur dhe që nuk egziston më) u zhyt në luftë të brendshme dhe të shqiptarë etnikë të Kosovës, kur kosovarët kërkuan autonominë, atëhere.

Në mars të vitit 1999, forcat e NATO-s filluan sulmet ajrore kundër caqeve në Kosovë dhe Serbi në një përpjekje për të mbrojtur popullin etink shqiptarë, kundër persekutimit dhe shfarrosjes.Fushata e bombardimeve përfundoi në qershor 1999, dhe Kosova u vendos nën administrimin e OKB-së, si një periudhë e quajtur e tranzicionit, ndërsa negociatat për statusin e saj pasuan. Kosova përfundimisht shpalli pavarësinë në vitin 2008. Pavarësisht tensioneve të brendshme politike dhe problemet ekonomike, shteti më i ri është njohur nga shumë vende ( 112 vende të OKB) , dhe shumica e banorëve të saj e kan mirëpritur ndarjen e saj nga Serbia.

Në librin e tij :”Çlirimin i Kosovës , David Phillips ofron një përllogaritje bindëse të negociatave dhe veprimeve ushtarake, të cilat kulmuan me pavarësinë e Kosovës. Duke u mbështetur në pjesëmarrjen e tij, në procesin diplomatik dhe intervistat me pjesëmarrësit dhe aktorët kryesorë. Phillips, solli kronikat e Sllobodan Millosheviqit në pushtet, vuajtjet e kosovarëve, dhe ngjarjet që çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë. Ai analizon se si NATO, Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara, vunë në punë diplomacinë, deri sa filluan bombardimit ajrore të forcave paqeruajtëse, për të vënë në lëvizje procesin që çoi në pavarësinë e Kosovës. Ai gjithashtu ofron njohuri të rëndësishme në një çështje kritike në politikën bashkëkohore ndërkombëtare: si dhe kur Shtetet e Bashkuara, kombet e tjera, dhe OJQ-të duhet të vepronin për të parandaluar spastrimin etnik dhe të shkeljeve të rënda të drejtave të njeriut.

Figura eminente të jetës politike dhe diplomatike, kan folur për librin që tani doli edhe në gjuhën shqipe me titull: “Çlirimi i Kosovës – Liberating Kosovo”, të David Philips
“Kjo histori diplomatike të hedh dritë mbi ngjarjet në Kosovë dhe informon ndërmjetësimin për të ardhmen ai thekson rëndësinë e analizës së kujdesshme në mënyrë që të kuptojmë shkaqet rrënjësore të konfliktit dhe të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme.” thotë për këtë libër, Martti Ahtisaari, Kryetari i Bordit të Iniciativës për Menaxhimin e Krizave ; ish-i dërguari special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për procesin e statusit të ardhshëm të Kosovës; fitues i Çmimit Nobel të Paqes 2008

”Një përllogaritje “riveting Insightful” i politikave, dhe procesit, dhe “lojtarët” që çuan Kosovën drejt pavarësisë.” e ka quajtur librin e Philips për Kosovën – Soren Jessen-Petersen, Professor, Shkolla e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins, ish Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Administrator në Kosovë

Kurse, Frank G. Wisner, Përfaqësues Special i Presidentit të Shtetit të SHBA për bisedimet e statusit final të Kosovës thotë se : “David Phillips, me këtë libër na ka dhënë njohuri në kohë dhe të rëndësishme në një prej çështjeve thelbësore të periudhës pas Luftës së Ftohtë – përgjegjësin e komunitetit ndërkombëtar dhe të Shteteve të Bashkuara për të vepruar, kur bota po ballafaqohej me genocid, krime kundër njerëzimit, dhe spastrim etnik “-

Me librin “Në çlirimin e Kosovës: Diplomacia detyruese dhe ndërhyrja amerikane” – Phillips, e di se si të tregojë një histori, dhe ai ka treguar me këtë rastë një histori që ishte për të u treguar … Phillips në ri-tregimin e fushatës së shqiptaro-amerikaneve për Kosovën, në SHBA, është bërë më shumë instruktivë, dhe gjithashtu i pranueshem …. Phillips, duket se ka folur me këtë libër për pothuajse të gjitha ato që tregojnë në Amerikë dhe në Kosovë. ” – ka thënë Toby Vogel, për gazetën shqiptaro amerikane Illyria në SHBA.

Ndërsa për– Erik Jones, Survivor “Version subjektiv i diplomatit David Phillips rreth historisë së fundit të Kosovës ka anët e forta se një vetë-vetëdije, një analizë objektive që ka pas më parë shumë mungesa. Ai siguron një llogaritje autentike të motivimeve nga politikëbërësit, të përfshirë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës ai e bën këtë histori më të lehtë për të identifikuar heronjët:. Autori me tregimet i tij me të madhe tregon për jetën e disa figurave më popullore në Kosovë, portretet e Richard Holbrooke, Martti Ahtisaari, dhe Soren Jessen-Petersen. ”

Harry Bajraktari autor edhe ai i një libri për Kosovën, çlirimin dhe pavarësinë e saj, kur e lexoi atë pa u përkthyer tha se : “Unë do të kërkoja që të gjithë miqtë e mi për të marrë një kopje të librit “Në çlirimin e Kosovës: Diplomacia detyruese dhe ndërhyrja amerikane”, librit të shkruar nga ish diplomati amerikan David Phillips(Në e-book(libër electronik) gjinden 80 minuta video, ku Presidenti Clinton i flet popullit Amerikan për Kosovën dhe pse duhet të luftojë për atë, si dhe intervista të ndryshme në video:Tony Blair, Richard Holbrooke, Madeline Albright.). Në të njëjtën kohë libri i Philips mbulon aktivitetin e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe flet për lobingun e shqipëtarëve në Washington. Gjithashtu aty gjinden dhe opinionet e kongresmenit Eliot Engel, Senatori Bob Dole dhe miq të tjerë të shqipëtarëve, se si kan punuar dhe vepruar për një Kosovë të lirë dhe të pavarur.

Mbasi unë mendojë, thotë Bjaraktari se kjo është një vlerë, ndërsa ke lexuar një nga librat më të mirë të shkruar deri tash për Kosovën. Autori me anë të këtij libri na sjell një përllogaritje shumë të saktë mbi luftën e Kosovës për liri dhe pavarësi. David L. Phillips, është një autor i shkëlqyer që është në gjendje për të treguar këtë histori të ndërlikuar dhe të gjatë në një libër që rrëfen fare qartë një histori më se të vërtet” – citohet të ketë thënë Harry Bajraktari, veprimtar dhe ish botues i gazetës shqiptaro amerikane Illyria
Rreth Autorit

David L. Phillips është drejtor i Programit për ndërtimin e paqes dhe të Drejta në Institutin e Universitetit Columbia për Studimin e të Drejtave të Njeriut dhe një bashkëpuntor në “Harvard Kennedy School’s Project ” mbi të Ardhmen e Diplomacisë. Phillips ka shërbyer si këshilltar i lartë i Byrosë për Azinë Qendrore, Çështjeve për Europën Jug Lindore, dhe Byronë për Çështje Evropiane dhe Kanadeze në Departamentin Amerikan të Shtetit, dhe si këshilltar i lartë i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Humanitare Çështjeve. Ai është autor i librit “Unsilencing the Past: Track Two Diplomacy and Turkish-Armenian Reconciliation” ( 2005), si edhe librit “Në çlirimin e Kosovës: Diplomacia detyruese dhe ndërhyrja amerikane nderuar me çmimin MIT Press, 2012,si dhe “Lëvizjet e dhunshme myslimane në tranzicionin” nderuar me çmimin Transaction Press, 2008, dhe From Bullets to Ballots: Violent Muslim Movements in Transition (Transaction Press, 2008), dhe librin ” Losing Iraq: Inside the Postwar Reconstruction Fiasco” nderuar me çmimin Perseus Books, 2005.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat