Grubi takon Ambasadoren Belge, IRI konfirmoi që shqiptarët përkrahin BDI-në sepse duan stabilitet

Maqedonia

Grubi takon Ambasadoren Belge, IRI konfirmoi që shqiptarët përkrahin BDI-në sepse duan stabilitet

Më: 23 nëntor 2015 Në ora: 12:16

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Artan Grubi, ka pritur zonjën Anik Van Kalster, Ambasadore e Belgjikës në Republikën e Maqedonisë, rezidente në Sofje të Bulgarisë.
Deputeti Grubi dhe Ambasadorja Kalster diskutuan rreth situatës aktuale politike në Maqedoni, zbatimit të marrëveshjes së Przhinos dhe negociatave në grupet e punës, ekspertizën e Marrëveshjes së Ohrit, zgjedhjet e parakohëshme si dhe çështjen e emrit dhe integrimin EuroAtlantik.
Grubi njohtoi Ambasadoren belge se negociatat në grupet e punës po zhvillohen mirë dhe që çështjet më kontestuese tashmë janë tejkaluar, ndërsa BDI ka ndërtuar partneritet me mediat kryesore në vend dhe në grupet e punës prezanton qëndrimet e unifikuara me ato.
Në lidhje me analizën e Marrëveshjes së Ohrit, Grubi theksoi që ky proces është obligim i qeverisë që rrjedh nga Raporti i Progresit, Dialogu i Nivelit të Lartë, konkluza e qeverisë si dhe plani aksional, ndërsa rekomandimet që do të rrjedhin nga procesi gjithëpërfshirës i Sekretariatit do të përforcojnë shtyllën e stabilitetit të këtij vendi që janë marrëdhëniet ndëretnike dhe do ta bën demokracinë më të qëndrueshme.
Grubi theksoi që anketa e IRI konfirmoi vullnetin e shumicës absolute të shqiptarëve për ta përkrahur BDInë në zgjedhjet e ardhshme sepse në BDI ata shohin siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm për vete dhe për vendin. Grubi u shpreh i bindur që BDI do ti realizon edhe pritjet e qytetarëve për një frymë të re në politikbërjen shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat