Zaev, ‘’Për rastin Monstra dëshmitë i kam dorëzuar tek Janeva’’

Maqedonia

Zaev, ‘’Për rastin Monstra dëshmitë i kam dorëzuar tek Janeva’’

Më: 23 nëntor 2015 Në ora: 12:14

Të gjitha materialet që i kam do t’i dorëzoj tek prokuroria speciale.

Askush nuk ka të drejtë të fshehë të vërtetën nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë, ka theksuar kështu lideri i LSDM, Zoran Zaev në një intervistë dhënë për ‘’Skaj’’ rreth pyetjes nëse materialet që disponon për rastin liqeni i Smilkovcit, A1 dhe Shpiun apo dhe të tjerë i ka dorëzuar tek Katica Janeva.

‘’Prokuroria speciale e ka të drejtën historike që të vërtetojë të vërtetën të nxjer në pah dhe në dritë nëpërmjet rrugëve institucionale, ndërsa ato që gabuan me qytetarët duhet të përballen para ligjit dhe drejtësisë për gabimin e bërë’’, ka theksuar kështu Zaev në intervistën që do të publikohet sot pasdite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat