Ivanov vizitë dyditore në Bruksel

Maqedonia

Ivanov vizitë dyditore në Bruksel

Më: 23 nëntor 2015 Në ora: 12:13

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov prej sot, e Hënë, do të qëndrojë për një vizitë dyditore pune në Bruksel.

Ivanov, siç njofton kabineti i tij, sot do të takohet me kryetarin e parë të Komisionit Evropian, Frans Timermans.

Sipas axhendës, presidenti i Maqedonisë nesër do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-së, Jens Stolenberg.

Në fokusin e bisedimeve të presidentit Ivanov me bashkëbiseduesit e tij në Bruksel, siç citohet në njoftim, do të jetë integrimi i Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si dhe gjendjet aktuale lidhur me krizën migruese dhe atë të refugjatëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat