Gordana mbështet ‘’Komitët’’ që rrahin shqiptarët

Maqedonia

Gordana mbështet ‘’Komitët’’ që rrahin shqiptarët

Më: 23 nëntor 2015 Në ora: 12:12

Ish ministrja e punëve të brendëshme Gordana Jankullovska njihet për mënyrën raciste të shprehjes së saj dhe antishqiptarizmin e theksuar gjatë kohës sa ka qenë në pozicionin e të parës në polici.

Ajo duket se edhe pas largimit nga ky pozicion vazhdon me fanatizëm të kultivojë akoma më shumë këtë kulturë antishqiptare. Faqja zyrtare të cilën e përdor në facebook vazhdon të jetë një qendër komunikimi mes saj dhe simpatizantëve që e ndjekin atë. Edhe pse për momentin nuk ka ndonjë pozicion kyc në politikë, Jankullovska vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me veprimet e saja.

Si një hobi për ish ministren është dhe futbolli, ajo si një fanse e flaktë përkrah ‘’politikën’’ e klubit Vardar dhe tifozave të tyre ‘’Komitët’’ të cilët njihen për huliganizmin e tyre dhe dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat