Dy problemet kyqe të partive maqedonase rreth kodit zgjedhor

Maqedonia

Dy problemet kyqe të partive maqedonase rreth kodit zgjedhor

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 19:30

Partitë kryesore në vend, akoma nuk janë marrë vesht për gjetjen e kodit zgjedhor në Maqedoni, pasi siç njoftojnë mediat vendase, problemi ekzisotn te gjetja e modusit sesi të votojnë diaspora dhe nga sa deputetë të përfaqësohen ata.

Edhe komuniteti ndërkombëtar në Maqedoni ka ndërmjetësuar për gjetjen e zgjedhjes, ku ka kërkuar të mbetet kodi i deritanishëm me tre deputetë nga diaspora ose vota e diasporës do numërohet në Maqedoni, pa pasur të drejtë të zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre. Kjo bie ndesh me kërkesat e VMRO-së që ka mbyll takimin për të rifilluar sonte, pasi ajo kërkon 20 deputetë nga diaspora.
Gjithashtu partitë nuk kanë rënë dakort për finansimin e zgjedhjeve, ku deri tani çdo votë është vlerësuar me 180den (rreth 3 euro), ndërsa komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar uljen e kësaj shume në më shumë se 50%. Ka mbetur edhe pak kohë, kur deri në 20 Tetor, të krijohet edhe qeveria kalimtare në Maqedoni, ndërsa përtitë akoma nuk janë marrë vesht për kodin zgjedhor.

Në mediat maqedonase u trumbetua lajmi se SDSM-ja opozitare ka rënë dakort për ligjin e badenterit në komisionin qendror zgjedhor, por kjo u mohua nga SDSM duke thënë se VMRO kërkon vetëm të krijojë konfuzion dhe të fitojë vota. Ligji i badenterit parashikon që partitë shqiptare të kenë të drejtë vetoje edhe nëse pajtohen shumica maqedonase./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat