PDSh: BDI është kamxhik në duart e partive maqedonase për ti ndëshkuar shqiptarët!

Maqedonia

PDSh: BDI është kamxhik në duart e partive maqedonase për ti ndëshkuar shqiptarët!

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 18:59

Buxhetin që propozon një qeveri paraqet karakterin e një qeverie ndaj qytetarëve të saj. Buxheti i propozuar nga qeveria VMRO-DPMNE-BDI për vitin 2016 ashtu si edhe bvuxhetet paraprake, ruan në thelbin e saj diskriminimin dhe shfrytëzimin e skajshëm ekonomik që ju bëhet shqiptarëve. Në analizën e departamentit për ekonomi dhe financa të PDSH-së shihet qartë se ky diskriminim, ky shfrytëzim i egër ekonomik që ju bëhet shqiptarëve, përfshin të gjitha segmentet shoqërore dhe atë:

- Investimet në sferën e kulturës për atë maqedonase 97.3%, kurse për atë shqiptare 2.97 %,
- Investime në arsimin e lartë , 6 herë për universitetet maqedonase, 1 herë për shqiptarët,
- Në sferën e shëndetësisë, në vendbanimet maqedonase 97.27 %, në ato shqiptare 2.73 %,
- Investimet në infrastrukturë.në vendbanimet maqedonase 99.31 %, në ato shqiptare 0.68 %,
- Nga subvencionet, maqedonasit shfrytëzojnë 94.69 %, kurse shqiptarët 5.31 %,
- Zhvillimi rural, regjional dhe i ndërmarjeve të mesme dhe të vogla për maqedonasit parashihen 100%, kurse për shqiptarët 0%.

Këto janë shifra dhe të dhëna që ilustron me fakte se si kjo qeveri VMRO-DPMNE-BDI harton buxhetin, duke u përkujdesur për mirëqenien e maqedonasve në kurriz të skamjes dhe shfryzimit të egër ekonomik që ju bëhet shqiptarëve.

Ky buxhet diskriminues ku vidhen paratë e shqiptarëve dhe investohen vetëm në atë maqedonase, legjitimohet me miratimin e partnerit shqiptar në qeveri BDI.

Të mbyllish sytë pra këtij buxheti ku shqiptarët diskriminohen egërsishtë, e që për shqiptarët nuk është as 3 % dhe aq më tepër në realizimin e saj nuk do të arijë as 1%, kjo tregon më së miri se udhëheqësia e BDI-së, kryetari i saj Ali Ahmeti dhe njerëzit për rreth tij, janë të zhytur në korrupcion dhe të kapur nga krimi. Edhe me këtë buxhet dëshmohet se BDI është shndëruar në një kamxhik në duart e partive maqedonase për ti ndëshkuar dhe shfrytëzuar ekonomikishtë shqiptarët.

PDSH e rithekson edhe njëherë se këerkesa e saj për ndarjen proporcionale të buxhetit është një kërkesë jo vetëm reale, por e domosdoshme që të parandalojë përfundimishtë diskriminimin ekonomik të shqiptarëve, përndryshe vazhdimi i kësaj praktike të sjelljes së buxhetit me miratimin e BDI-së e cila është tërësishtë e nështruar, sjell tensione dhe destabilizim jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjërë.

Shërbimi për Informim - PDSH
Tetovë, 13.10.2015

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat