Fëmijëve të sëmurë me autizëm, u jepen ilaçe të ngjashme me “varikinën”

Maqedonia

Fëmijëve të sëmurë me autizëm, u jepen ilaçe të ngjashme me “varikinën”

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 15:04

Mjete kimike e njëjtë si varikina (zbardhues), shitet si “ilaç mrekullibërës” për trajtimin e fëmijëve me autizëm. Prindër të dëshpëruar në kërkim të ilaçit për fëmijët e tyre bien dakord ta provojnë procedurën për të cilën, medicina thotë që është helmim klasik me pasoja të mundshme katastrofe për shëndetin e tyre, bile deri edhe në vdekje.

Autizmi është çrregullim neurologjik dhe sipas medicinës klasike, ilaç për të ende nuk ekziston, pasi që nuk dihet me siguri se nga çfarë vjen. Medicina klasike te kjo diagnozë rekomandon të punohet me defektologun, logoped dhe psikolog. Nën autizëm nënkuptohet një spektër i gjerë i simptomave, të shumë rasteve të këqija: Fëmijë të izoluar që nuk flasin të cilët bëjnë lëvizje të pakontrolluara, nuk ju shohin në sy, kanë vazhdimisht dhimbje të barkut, sulme të agresionit, vetëlëndim, e deri të fëmijët me probleme të vogla të logjikës, probleme me izolimin, probleme digjestive.

2“Prindërit përballen me diagnozën e rëndë, me labirintet e administratës sonë, me pritje nëpër korridoret e spitaleve, me referime, me “Termini im”, me sistemin tonë shëndetësor në të cilin mungojnë kuadrot profesionale, nga ana tjetër ndjehen të pashpresë dhe të dëshpëruar, dhe kthehen drejt alternativave dhe metodave, me të cilat bëhen viktima të mashtruesve të paskrupullt”, thotë një nënë që e ka fëmijën të sëmurë nga autizmi dhe që ka dashur të ngelet anonim për Nova.tv.

“Ofrohen ilaçe të palejuara të pa miratuara, ekzistojnë ilaçe “mrekullibërëse” dhe terapistë që i mashtrojnë prindërit dhe u thonë të mos i blejnë produkte nga medicina klasike, duke u thënë që do ju helmojnë me kemikale. Ata u thonë që të blejnë nga prodhimet e tyre, “ata janë 10 deri 20 herë më shtrenjtë, por sigurisht kanë ndikim”. Vendosin fotografi të fëmijëve dhe nënave të gëzuara, në fakt asnjë nga ato tregime nuk mundesh ta vërtetosh, bile nuk e di se ku janë të vendosura këto kompani”, ka shtuar ajo, duke pranuar se edhe vet ka qene e manipuluar nga dëshira që t’i ndihmojë fëmijës të vet.

“E di, sepse fëmijën tim 3 muaj ditë e kam injeksionuar me GC Maf, injeksione, i kam kontrabanduar në doganë si vaj kozmetik, në fakt nuk e di çfarë përmbajnë dhe nuk janë të miratuara nga Organizata e Anglisë dhe Botës për shëndetësi. Dhe asgjë nuk ndodhi, edhe pasi që i mori injeksionet, asnjë ndryshim”.

Një ilaç i tillë “mrekullibërës”, i cili shitet fshehtazi mes prindërve të fëmijëve me autizëm është produkti The Master Mineral Solution i njohur si MMS ose CD protokol. Megjithatë, njohësit thonë që MMS që në fakt është klorur natriumi, kompleks kimik i cili në ambientin acidik të lukthit shndërrohet në klorur dioksidi, gaz agresiv, i cili është përbërës ekskluziv dhe kryesor i bojërave helmuese. Si i tillë përdoret në industrinë për zbardhjen e tekstilit dhe letrës, por edhe për dezinfektimin e pishinave dhe ujërave të zeza. Me një fjalë, klorur natriumi në përbërjen e saj është toksik i lartë dhe mjet gërryes i cili është i ngjashëm me varikinën (mjet zbardhues).

Produkti është i ndaluar për përdorim njerëzor nga ana e Agjensisë për Ushqim dhe Ilaçe të SHBA-së, por edhe në agjencitë e Anglisë, Australisë, Irlandës, Zelandës së re, Gjermanisë dhe shumë vendeve tjera. Në Kanadë është ndaluar pasi ka ndodhur një rast ku kanë informuar mediumet, se gjatë përdorimit të MMS, për pak ka qenë duke vdekur një fëmijë.

Por, produkti, edhe pse është i ndaluar, ai mund të gjendet. Ai mund të porositet nëpërmjet internetit dhe çmimi i në vendet ballkanike lëvizë nga 18 deri në 30 euro, varësisht nga pakoja.

Eksitojnë disa ueb –faqe të cilat i reklamojnë dhe të cilët lirisht mund të porositet nga ato, ku porosinë ta sjellin me postë.

Prindërit, e dinë që produkti është i ndaluar dhe prapë e porosisin, gjithashtu ka edhe disa grupe të fshehta në facebook që e reklamojnë dhe e shërbejnë produktin, këto facebook grupe janë të mbyllura me ata që nuk mendojnë si ata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat