Linjë direkte Ohër-Izrael, së shpejti

Maqedonia

Linjë direkte Ohër-Izrael, së shpejti

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 14:45

Operatori turistik “Arkia International” nga Izraeli, planifikon që nga viti i ardhshëm të vendos linjë direkte nga Ohri dhe në këtë mënyrë t`i mundësohet turistëve izraelit që në mënyrë të organizuar të vijnë në Maqedoni.


Kjo gjë është e vërtetuar në takimin e sotëm të drejtorit të përgjithshëm të “Arkia International”, Dudu Makhlab, me drejtorin e Agjencisë për promocion dhe përkrahje të turizmit të Republikës së Maqedonisë, Krisitan Xhambazovski.
Sipas informacioneve nga Agjencia për promocion dhe përkrahje të turizmit, është e planifikuar që fillimisht në relacion midis Izraelit dhe Ohrit të operojnë dy aeroplanë në javë, duke nisur nga 1 qershori i vitit 2016.
Përndryshe, janë duke rrjedhur bisedime për marrjen me qira të kapaciteteve turistike në Maqedoni ku do të vendosen mysafirët nga Izraeli të cilët do të vinin këtu, dhe pritet që marrëveshjet të rregullohen në javë e ardhshme

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat