Itali: Rrokulliset vetura e një shtetasi maqedonas

Maqedonia

Itali: Rrokulliset vetura e një shtetasi maqedonas

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 14:29

Një shtetas maqedonas ka shkaktuar një aksident në Itali, gjatë mbrëmjes të së shtunës, në fshatin Montan.

Njëzetedyvjeçari ka qenë duke udhëtuar me veturën e tij nga Cavalese në drejtim të Montan, kur rreth orës 18.00, në një kthesë të rrezikshme ai ka humbur kontrollin mbi veturë, njofton Shtegu.com.

Vetura është rrokullisur, ndërsa vozitësi ka pësuar lëndime të dukshme trupore.
Ekipi i emergjencës nga Unterland, menjëherë e kë dërguar të lënduarin në spitalin e afërt në Bolzano, ndërsa ekipi zjarrfikës vullnetar i Montan është përkujdesur për rregullimin dhe pastrimin e vendit të ngjarjes.
Policia italiane menjëherë i ka filluar hetimet për të zbuluar shkakun e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat