Në Tetovë organizohet peticion për lirimin e ‘Ballistit’ (Foto)

Maqedonia

Në Tetovë organizohet peticion për lirimin e ‘Ballistit’ (Foto)

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 14:13

Ismail (Ballist) Morina, i arrestuari një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi, pasi policia hetoi se ai kishte armë zjarri pa leje përkatëse.

Pas reagimeve të shumta për lirimin e ‘Ballistit’, kësaj rradhe ka reaguar edhe tifo grupi ‘Ballistët’ i klubit futbollistik Shkëndija, Tetovë.

Përveç reagimit ata kanë organizuar edhe një peticion për lirimin e tij nga burgu. Më poshtë e keni të bashkangjitur edhe thirrjen e tyre për të nënshkruar peticionin. Peticioni është duke u zhvilluar në qendër të Tetovës.

Ndryshe ‘Ballisti’ njihet edhe protagonisti kryesor i ngritjes së dronit në stadiumin e Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat