Në Maqedoni kanë kaluar 137.290 refugjatë, prej të cilëve 5168 fëmijë pa prindër

Maqedonia

Në Maqedoni kanë kaluar 137.290 refugjatë, prej të cilëve 5168 fëmijë pa prindër

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 13:56

Në periodën prej orës 8.00 të 12.10.2015 deri sot, 13.10.2015 në orën 8.00 në Maqedoni kanë hyrë gjithsej 2531 refugjatë, prej të cilëve 1369 burra, 427 gra, 514 fëmijë me prindër dhe 221 të tjerë pa prindër, lajmëron ministria e brendshme në Maqedoni, njofton Bota sot.
Sipas shtetësisë, përsëri prijnë sirianët me 1392, duke u pasuar nga irakenët dhe afganët me 543 dhe 316 respektivisht.
Nga statistikat e përgjithshme nga 19.06.2015 deri në ditët e sotme, janë regjistruar gjithsej 137.290 refugjatë prej të cilëve 5168 fëmijë kanë qenë të pashoqëruar nga prindërit gjatë hyrjes në Maqedoni, duke treguar traumat që kanë kaluar gjatë udhëtimit. Kjo shpjegon studimit gjerman, ku një në pesë fëmijë sirianë janë me pasoja traumatike.
Prej të gjithë refugjatët e djeshëm, vetëm 5 kanë aplikuar për azil në Maqedoni, ndërsa të tjerët kanë dashur të kalojnë tranzit për të shkuar në shtetet tjera./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat