Ministrat maqedonas në terren për vërshimet , shqiptarët “festojnë 11 Tetorin”

Maqedonia

Ministrat maqedonas në terren për vërshimet , shqiptarët “festojnë 11 Tetorin”

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 13:54

Një ditë pas përmbytjeve në Kumanovë, Ohër e Tetovë, ministrat maqedonas panë nga afër gjendjen e banorëve të këtyre anëve. Ndërkaq, ministrat shqiptarë vazhduan të festojnë 11 Tetorin.

Zëvendëskryeministri Vladimir Peshevski ishte në Kumanovë ku dhe u takua me qytetarët e lagjes “Joska Ilievski”, në të cilën pas vërshimeve të djeshme u përmbytën rreth 30 objekte. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Vllado Misajllovski ishte në Ohër, ku pa nga afër gjendjen në qytet dhe rrethinë . Ai po ashtu ishte dhe në pikët kritike ku nga dje intensivisht mekanizimi po kryen pastrim të kanaleve shkarkuese. Ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, vizitoi Reçicën e

Gjatë vizitës në rajonin e Tetovës, ministri Jolevski u takua me banorët e rajoneve të rrezikuara. Ndërkaq, Qyteti i Shkupit dërgoi ndihmë teknike dhe makineri për rajonet e përmbytura në Ohër dhe rrethinë.

Nga Qyteti i Shkupit sot informojnë se janë dërguar dy cisterna për tërheqje të ujit nga ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, një automjet terreni zjarrfikës, si dhe dy pompa të fuqishme për pompim të ujit. Në ndërkohë, komunat Tetovë, Kumanovë, Ohër dhe Prilep, kanë mbledhur shtabet emergjente për tu përballur me reshjet e shiut dhe përmbytjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat