Strugë, Këshilltari i BDI-së, sulmon ashpër deputetin e BDI-së, Merko!

Maqedonia

Strugë, Këshilltari i BDI-së, sulmon ashpër deputetin e BDI-së, Merko!

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 12:13

Situata politike brenda BDI-së, tashmë cdo ditë e më shumë po tensionohet, ndërsa “përcarja” po zgjerohet në të gjitha qytetet e vendit. Së fundmi dega e BDI-së në Strugë po regjistron zhvillime shumë të disfavorshme për ecurinë politike të këtij subjekti i cili për 13 vjetë më radhë ka mnadatin nga populli shqiptar në Maqedoni.

Një nga nëndegët më të fuqishme të BDI-së në Strugë, ajo e Dollogozhdës, konkretisht Këshilli Vendor i kësaj partie ngriu raportet me degën, duke u ankuar për anashkalim dhe mospërfillje nga kryetari Ramiz Merko. Këtyre akuzave i është bashkangjitur edhe kryetari i grupit të këshilltarëve të BDI-së në Strugë, Fitni Dalipi, i cili vec tjerash ka cilësuar sjelljen e kryetarit të degës dhe deputetit e BDI-së, Ramiz Merko, si një “Kapo”.

“Kryetari, edhe pse për së treti herë rizgjidhet në këtë post akoma vazhdon me avazin e vjetër te sillet si “Kapo”, të mos respektoj as anëtarët e kryesisë, as kryetarët e Keshillave Vendore e as keshilltarët e BDI-së. Kjo sjellje e tij të lë përshtypjen që ai nuk konsultohet as edhe me Kryesin Qendrore, sidomos kjo duket qartë me ndërrimet e ditëve të fundit në Strugë, ku në vend që ai të merret me ndërrimin e kuadrove maqedone me ato shqiptare në ato institucione ku u takojne shqiptarëve sic janë: Ministria rajonale e drejtësise, Shtëpia e kulturës, Muzeu i Strugës, Mimistri rajonale e Bujqësise, Pyjeve dhe Ujrave –njësia rajonale Strugë, madje edhe z.Drejtor në ELEM –Strugë. Kryetari i degës që është edhe deputet i zonës, asnjëherë nuk i ka vizituar këto institucione për të parë gjendjen e të punësuarve shqiptar. Këtë e dij shumë mirë pasiqë në shtatorin e vitit te kaluar i kam kaluar gati të gjithë këto institucione dhe kam biseduar edhe me drejtuesit e tyre edhe me të punësuarit shqiptar të cilët shprehën pakënaqëseinë nga mos interesimi i deputetit të zonës” tha Fitni Dalipi permes reagimit derguar mediave, njofton Drini.mk

Burime të Drini.mk, pranë strukturave të BDI-së në Strugë, theksojnë se pas Dollogozhdës pritet që kundër politikave të kryetarit Ramiz Merko të deklarohen edhe nga degët e tjera, ndërsa vecanërisht ajo e fshatit Ladorishtë, e cila poashtu është një nëndegë shumë e rëndësishme e kësaj partie në Strugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat