LR-PDSH: Shqiptarët, pre e manipulimeve dhe diskriminimit të rradhës në MPB!

Maqedonia

LR-PDSH: Shqiptarët, pre e manipulimeve dhe diskriminimit të rradhës në MPB!

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 08:19

Lëvizja për Reforma PDSH ka reaguar lidhur me diskriminimin e shqiptarëve në MPB dhe manipulimin e opinionit nga zëvendësministri i Brendshëm, Zemri Qamili, që është nga radhët e BDI-së.

Ja reagimi i plotë i BDI-së:

Nga përfaqësues zyrtar të subjekteve politike që participojnë në pushtet, konkretisht Zv. Ministri i punëve të brendshme, këto ditë Zot. Zemri Qamili në mes tjerash theksoi se, kanë bërë avancime në punësime në drejtim të rritjes së numrit të të punësuarve dhe kuadrove shqiptare në këtë dikaster, ku në mes tjerash nga komentet zyrtare po veçojmë;

Në Shkup -15, Kërçovë- 3 , Kumanovë- 2, Manastir- 2, Tetovë- 3, Ohër -1, Makedonski Brod-1 ; Duke vijuar më tej , 70% e kuadrit shqiptar, në 3 sektorë të drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim kuadrot shqiptare kanë ngritje për një ose dy shkallë, gjithnjë sipas zv. Ministrit Qamili.

Nga konkursi i fundit, në po të njëjtën ministri, vijojnë më tej punësimin e 550 policëve në shërbimet policore ku shqiptarët përfaqësohen me vetëm 46 të punësuar apo 10% nga numri i përgjithshëm. Është indikative se nga ndërkombëtarët aludohet që të anulojnë konkursin.

Në një komunë siç është Tetova ku proporcionet e popullatës shqiptare dhe maqedonase janë në proporcion, 95 me 5% , kjo ministri lejon që shqiptarët të përfaqësohen vetëm me 30 % në raport me maqedonasit të cilët mbulojnë pjesën tjetër të të punësuarve gjer më 70%.

Sado që pretendohet se shifrat e lartpërmendura nga subjektet politike që ”qeverisin” bëjnë ndryshime në drejtim të punësimit të shqiptarëve, ata as për së afërmi nuk mund ti afrohen 25 %-shit në nivel ministrie. Aq më tepër kur edhe me konkursin e fundit në Tetovë janë punësuar vetëm 25 kuadro të rinj nga të cilët asnjë të nacionaliteti shqiptar.

Është dukshëm e theksuar edhe mungesa e kuadrit të kësaj strukture të MPB-së në Tetovë ku përqindja e sektorëve përkatës arrin deri në 50% në raport me qytetet tjera të cilat i mbulojnë të gjitha pjesët strukturore që e përbëjnë këtë ministri bashkë me sektorët përkatës dhe shërbimet e së njëjtës që flet qartë për hezitim të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Ministrisë në fjalë i bëjmë apel edhe kësaj here që të heq dorë nga praktika e këtyre devijimeve që nënçmon kuadrot shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat