‘Maxhar Telekom’, padi kundër drejtorëve të kompanisë

Maqedonia

‘Maxhar Telekom’, padi kundër drejtorëve të kompanisë

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 21:49

Prokuroria e Maqedonisë duhet të hetojë deri në fund aferën me “Maxhar Telekomin”. Kështu vlerëson ish-drejtoresha e Agjencisë kundër korrupsionit Sllagjana Taseva, pasi këto ditëve në SHBA u ngritën edhe aktakuzat e para kundër ish drejtuesve të kësaj kompanie, për shkak të dyshimeve për komprometim dhe ryshfet ndaj politikanëve në Maqedoni, për t’u sigurohej pozita e monopolit.

“Prokurori ynë publik tani ka për obligim t’i hetojë këto veprime, sepse korrupsioni ka ndodhur në Maqedoni, në dëm të një kompanie vendase. Telekomi është kompani maqedonase dhe duhet të shihet se çfarë veprimesh duhet të ndërmerren kundër personit juridik, dhe përfundimisht dikush të marrë përgjegjësi, madje të konfiskohen mjete në shumën e asaj që është marrë si mitë”, tha Sllagjana Taseva, Ish kryetare e Komisionit kundër korrupsionit.

Prokuroria në SHBA ngriti aktakuzë në bazë të provave me shkrim por edhe të dëshmisë së ish spiunit Sllobodan Bogoevski. Në dëshminë e tij Bogoevski tha se mitë kanë marrë kuadrot e atëhershme nga LSDM-ja dhe BDI-ja. Ai gjithashtu ka theksuar se para, i janë transferuar edhe firmës “Analitiko” ku kanë punuar shumë kuadro të Komitetit ekzekutiv të partisë së atëhershme opozitare, VMRO DPMNE, mes të cilëve edhe Gordana Jankulovska, Mile Janakievski, Martin Protugjer dhe Elizabeta Kançevska Milevska. Një pjesë e bombave të opozitës zbuluan se edhe garnitura e tanishme në pushtet i ka “koordinuar” aktivitetet me prokurorinë e Maqedonisë rreth kësaj çështjeje. Përveç aktakuzave që kanë ngritur institucionet amerikane, është publikuar edhe skema e zhvilluar nga viti 2004 deri në vitin 2006. “Mita e premtuar ka qenë në vlerë prej 19,6 milionë euro dhe është dashur t’u paguhet ish kryeministrit Vllado Buçkovski dhe funksionarëve të lartë të partnerit shqiptar të koalicionit, Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferi. Të akuzuarit kanë paguar përafërsisht 4,8 milion euro nga shuma e premtuar komprometuese, para se të zbulohej skema në vitin 2006”.

Vendimi i Prokurorëve amerikanë që t’i ndjekin penalisht drejtorët e “Maxhar Telekom” vjen menjëherë pas përfundimit të kontestit gjyqësor kundër kompanisë. Në atë rast, ishte arritur marrëveshje sipas të cilës “Maxhar Telekom” u pajtua të paguante 96 milion dollarë dëmshpërblim. Arsyeja që amerikanët hapën hetime ndaj “Maxhar Telekomit” është pjesëmarrja e kësaj kompanie në Bursat e atjeshme, gjë që bart edhe përgjegjësi para gjykatave amerikane për shkeljet e rregullave vendore. Sipas ligjeve amerikane, SHBA-ja ka të drejtë të ndjekë raste të mitmarrjes së funksionarëve të huaj jashtë kufijve të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat