Gruevski: LSDM e pranoi kërkesën e BDI-së për badinterin në KSHZ

Maqedonia

Gruevski: LSDM e pranoi kërkesën e BDI-së për badinterin në KSHZ

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 14:42

Është e habitshme për ne që LSDM e pranoi kërkesën e BDI-së për Badinter. Kjo domethënë se në të gjitha komunat ku bashkësitë etnike kanë mbi 20 përqind do të mund të suspendojnë votimin e anëtarëve të KSHZ-së, gjegjësisht të vleje vetëm ajo e atyre të bashkësive të ndryshme etnike, që nënkupton se mund të bllokohet puna e KSHZ-së, theksoi Gruevksi.

“Këtu është beteja partiake për pushtet të një partie politike, pasi që ajo parti politike mund ta bëje të njëjtën dhe ta dëmtoje partinë tjetër politike nga blloku i njëjtë etnik.

Më shumë mund të dëmtoje partinë nga blloku i njëjtë etnik, sesa partinë nga blloku tjetër etnik. U përplasëm me absurditete, tentuam që të jemi sa më racional dhe sa më konstruktiv. Ne e dimë se do të fitojmë, më lehtë është të lëshosh pe kur e di se do të fitosh.

Po bëjmë kompromise, por e dimë një punë, se kompromiset duhet që të kanë kuptim, të mos jetë diçka që do të vlejë vetëm për këto zgjedhje dhe në zgjedhjet e ardhshme i tërë shteti të konstatoje se ajo gjë ka qenë budallallëk dhe se duhej të gjithë bashkë të konstatojmë se duhet ndryshuar.

Po tentojmë që të bëjmë kompromis, në shumë punë lëshuam pe, pasi që e dimë se edhe me to do të fitojmë, por gjithçka duhet të ketë kuptim”, deklaroi Nikolla Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat