Besimi flet për rastin “Monstra”

Maqedonia

Besimi flet për rastin “Monstra”

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 14:35

Tek rastet e montuara politike, si “Monstra” është mirë që prokurorja speciale t’i merr parasysh interesat e qytetarëve dhe interesin e drejtësisë, deklaroi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi.
Besimi tha se prokurorja speciale doli nga situata aktuale, si një propozim i cili mund të jetë zgjidhje për tejkalimin e shumë situatave kritike që u paraqitën në Maqedoni në periudhën e fundit.

“Maqedonia duhet të gjej forca për të dal prej kësaj situatare nëse dëshiron të jetë anëtare e barabartë e BE-së dhe jo vetëm për BE-në, por parasëgjitash për shkak të qytetarëve të saj”, deklaroi Besimi për RFE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat