Kumanovë: Lagja e Bahçeve në mëshirën e fatit

Maqedonia

Kumanovë: Lagja e Bahçeve në mëshirën e fatit

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 14:23

Kështu duket lagja e Bahçeve apo e njohur ndryshe edhe si lagja Dardania, në Kumanovë, një ditë pas reshjeve që shkaktuan dëme materiale nëpër shtëpi të ndryshme, njofton Portalb.

Ekipi për emergjencë në raste krizash pranë Komunës së Kumanovës ka reaguar dje dhe ka dal në terren, por ky intervenim nuk e zgjidh çështjen e banorëve të kësaj lagje në kohë afatgjate, shprehet për Portalb një banor i kësaj lagje.

Rreziku më i madh për këtë lagje është dalja eventuale e lumit Kumanova nga shtrati. Banorët vlerësojnë se mos rregullimi i shtratit krijon hapësirë që reshjet me intenzitet më të madh të krijojnë edhe më tepër probleme.

“Institucioneve nuk u ntereson shumë për këtë lagje, që është shqiptare. Problem tjetër është edhe disa kanale që i kanë hapur në autostrdë. Kjo që ndodhi së fundmi nuk është hera e parë. Për ne nuk po i bie ndërmend askujt, shpresa jonë e vetme është tek Zoti, s’kemi kujt t’i drejtohemi!”- është shprehu Arbnor Fazliu, banor i lagjes.

Numri një i komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski ka thënë se nuk mund të lufton kundër natyrës. “Nuk mundet të luftojmë kundër kësaj, kjo është pune e natyrës këto janë të reshura të mëdha të shiut dhe sipas të dhënave meteorologjike moti do të stabilizohet nga dita e mërkurë. Kemi formuar shtabin e krizës dhe do të angazhohemi për përmirësimin e gjendjes së krijuar dhe sanimin e të gjitha dëmeve“, theksoi Damjanovski.

Javë më parë redaksia e Portalb-it kishte kontaktuar me Damjanovskin, në lidhje me urën që gjendet pikërisht në lagjen e Bahçeve, e cila ishte rrënuar nga shirat e fillimvitit dhe u rinovua më 24 shtator nga një iniciativë e Lëvizjes Besa. Ja çfarë kishte thënë Damjanovski për Portalb:

“Ura është në lumin që nuk qëndron në planin gjeneral urbanistik, që kur është ndërtuar stadiumi, lumi është zhvendosur në anën tjetër dhe gjithçka që nuk është në planin gjeneral nuk mundet të ndërtohet me para të buxhetit të Komunës. Ne nuk kishim asnjë mundësi të ndihmojmë në këtë aspekt. Unë propozova, në takim me qytetarët, të bëjmë një zgjidhje të përkohshme, derisa nuk bëjmë një projekt konkret. Unë e përkrahë zgjidhjen e tanishme, por kjo nuk është afatgjate. Unë jam munduar me mundësit e mia personale, por pa pasur dokumentacion për atë pjesë, komuna si institucion nuk ka pasur mundësi të përkrahë ndërtimin e urës”, tha për Portalb kryetari i Komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski.

Mos urbanizimi i kësaj lagje të Kumanovës nënkupton rrezik shtesë për banorët në kushte të jazhtëzakonshme atmosferike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat