Mediat e proqeveritare e "goditin" Janevën dhe pengojn ambasadorin Xhes Bejli?!

Maqedonia

Mediat e proqeveritare e "goditin" Janevën dhe pengojn ambasadorin Xhes Bejli?!

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 14:16

Mediat proqeveritare maqedonase kanë vënë në shënjestër të kritikave prokuroren e re speciale,Katica Janeva.

Sipas press24 dhe media të tjera është skandaloze se në ekipin e Janevës është punësuar kumbari i avokatit të liderit të opozitës maqedonase, Zoran Zaev.

E gjithë kjo propaganda bëhet që të humbet imazhi dhe integriteti i prokurores speciale.

Për këta media proqeveritare është skandaloze që një kumbar i LSDM-së është punësuar në prokurorin speciele, por është normale që me urdhër të shefit të policisë sekrete, Sasho Mijallkov të emrohen një numër i madh i gjykatësve dhe prokurorëve në Maqedoni. Në ‘bombat” e Zaevit dëgjohej qartë se Mijallkov bënte emrin e gjykatësve për prokurores Geshkovska e cila dënoi më burg të përjetshëm pa asnjë fakt relevant 6 shqiptarët nga Shkupi për rastin famëkeq” Monstra”.

Press24 madje shkruan se Geshkova kërkon një buxhet prej miliona euro për ekipin e saj dhe bënë krahasim me prokurorinë për krim të organizuar. Ky medium pyet si është i mundur që prokurja speciale të bën 6 herë më shumë harxhime se prokuroria për krim të organizuar në Maqedoni.

Jozyrtarisht mësohet se partia maqedonase në pushtet përmes mediave bënë strategjinë dhe opstrukcionet ndaj prokurores Janeva dhe me këtë ndaj ambasadorit amerikan,Xhes Bejli dhe të BE-së Aivo Orav.

Në këtë periudhë të ndieshme politike mediat në Maqedoni duhe të jenë tepër të balancuara gjatë informimit të opinionit publik, por me këto presione tentohet që të arrihen planet e Gruevskit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat