"BESA" krijon simpati të madhe te shqiptarët, mbështetet nga shumë intelektual!

Maqedonia

"BESA" krijon simpati të madhe te shqiptarët, mbështetet nga shumë intelektual!

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 14:15

Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë nga rajoni i Pellagonisë “Mendimi” ka shprehur mbështetjen për Këshillit Mbipartiak, e cila po përkrahet gjerësisht nga subjektet të ndryshme në vend.

Kjo shoqatë ka njoftuar se vendimin e merr duke u nisur nga parimi se detyrimi intelektual nuk duron kompromis, si dhe nga maksima se vetëm të bashkuar jemi më të fortë dhe më lehtë ia arrijmë qëllimit për faktorizimin e shqiptarëve në Maqedoni dhe për dekriminalizimin e shoqërisë.

“Shoqata e Intelektualëve nga Regjioni i Pelagonisë ‘Mendimi’ i jep përkrahje të parezervë Këshillit Mbipartiak të inicuar nga Lëvizja BESA. Ne mendojmë se me mbështetjen që ia jep ‘Mendimi’ Këshillit Mbipartaik do të kontribuojmë edhe në përmirësimin e gjendjes momentale në Maqedoni, që është krijuar si pasojë e neglizhencës së pushtetarëve gjatë këtyre dy dekadave”, thuhet në komunikatën e shoqatës së intelektualëve “Mendimi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat