Përmbyten disa pjesë të Kumanovës

Maqedonia

Përmbyten disa pjesë të Kumanovës

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 12:38

Nga reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve paraprake, kanë dalur nga shtrati disa lumej duke përmbytur disa lagje dhe krahina të Komunovës. Më të prekura janë rruga magjistrale mes Kumanovës dhe Kriva Palankës, në fshatin Stracin, si dhe rruga nga Kumanova për në Sveti Nikolë.

Edhe kryetari i Kumanovës, Zoran Damjanovki, ka deklaruar se përmbytje ka në vendin e quajtur Bavçi, te Stacioni i Autobuzëve, si shkak i daljes së lumit Pçinja nga shtrati.

Ka edhe shumë banorë që janë ankuar se shtëpitë u janë mbushur me ujë nga rreshjet, duke kërkuar edhe ndihmë nga shteti./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat