Zaev për vizitë në Izrael

Maqedonia

Zaev për vizitë në Izrael

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 11:58

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev qëndron për vizitë në Izrael, ku do të realizojë takime me përfaqësues të Qeverisë dhe biznes bashkësisë.

Siç është paralajmëruar, sot Zaevi do të ketë takim me presidentin e Izraelit, Reuven Rivlin, ndërsa pastaj do të realizojë edhe takim me përfaqësues të biznes bashkësisë izraelite.

Nesër do të takohet me zëvendëskryeministrin Sivlan Shalom dhe me ministrin e Infrastrukturës, Energjetikës dhe Ujërave Juval Steinc.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Izrael, kryetari i LSDM-së do t'i vizitojë edhe vendet e shenjta në Jerusalem, ndërsa, siç thuhet në kumtesën e LSDM-së, është paraparë të japë edhe intervistë për një medium të njohur izraelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat