Janeva kërkon miliona euro buxhet

Maqedonia

Janeva kërkon miliona euro buxhet

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 11:57

Para tre ditëve, prokurorja speciale, Katica Janeva e ka publikuar planin sipas të cilit ajo synon të punojë, njofton faktor.

Në planin personal Janeva ka propozuar një ekip prej 14 prokurorëve që duhet të punojnë së bashku për të hetuar krimet lidhur me bisedat e përgjuara, dhe 124 të punësuar.

Performanca e parë e prokurores pritet të komunikohet para publikut nga 15 dhjetori deri më 15 mars. Brenda afatit të parashikuar pritet të marrë edhe akuzat e para të dorëzuar. Ajo çka pak e dijnë publiku është plani financiar . Për punën tre mujorshe, Janeva kërkoi buxhet për punën rreth 1 milion euro.

Sipas asaj që u publikua në një raport, Katica thotë se ata para janë të nevojshme edhe për timin e saj, bashkëpunëtorët profesional të jashtëm, hetuesit, dhe për shpenzimet e udhëtimit dhe hetimeve në vendet e huaja, të cilat janë përmendur në disa audio regjistrimet e bisedave të përgjuara, sepse e gjithë puna nuk mund të kryhet vetëm nga zyra.

Raporti gjithashtu thotë se paratë janë projektuar si të nevojshme për prokurorin publik për të kryer këtë në mënyrën më të përgjegjshme në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat