Ostreni: Prokurori special të merret me funksionarët e korruptuar të BDI-së

Maqedonia

Ostreni: Prokurori special të merret me funksionarët e korruptuar të BDI-së

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 09:02

Partia e re Uniteti, e themeluar nga Gëzim Ostreni, një nga bashkëpunëtorët më të afërt ushtarak dhe partiak të Ali Ahmetit, do përfaqësoj koncept qytetar, gjegjësisht unitet të diversiteteve. Ostreni në intervistë për “Dnevnik” thotë se Maqedonia do jetë shoqëri qytetare kur Shqiptarët dhe bashkësitë më të vogla do jenë tërësisht të barabartë. Nëse fiton në zgjedhje, Uniteti do kërkoj abrogimin e Sekretariatit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, por edhe ndryshim të mundshëm të Kushtetutës.

– Si Shqiptar ende nuk jemi të barabartë dhe për këtë ka shumë shembuj. BDI për katër vite nuk arrin të ndryshoj tre emra të shkollave ku shumica e nxënësve janë Shqiptar, gjegjësisht nuk mund ta realizojnë të drejtën e fituar pas vitit 2001. Kaluan 15 vite nga Marrëveshja e Ohrit, ndërsa me realizimin e të drejtave ende jemi mbrapa. Gabim i politikanëve është se thirren në Marrëveshjen e Ohrit, e ai tashmë është inkorporuar në Kushtetutë. Nëse Kushtetuta paraqitet si pengesë për realizimin e qytetarëve, mund të ofrojmë edhe ndryshim të aktit më të lartë juridik.

Për çfarë do të orvatet partia e re?

-Problem i madh është përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i Shqiptarëve dhe bashkësive më të vogla etnike. Konsideroj se është krijuar kurth për realizimin e këtij procesi. Është formuar Sekretariat për zbatimin e Marrëveshjes, e jo të Kushtetutës. Marrëveshja kornizë është punë e kryer. Ekziston Kushtetutë. Arritja e përfaqësimit të drejtë ka ngecur nëpër labirintin e quajtur Sekretariat për zbatimin e Marrëveshjes kornizë. Sekretariati duhet të abrogohet, ndërsa përgjegjësinë kushtetuese për përfaqësimin e drejtë duhet ta zbatojnë ministrat dhe udhëheqësit tjerë të institucioneve. Kjo nevojitet sepse tani Sekretariati nuk përgjigjet para askujt.

Por, ai është trup qeveritar, përgjigjet para kryeministrit?

– Pikërisht këtu qëndron problemi. Kryeministri e urdhëron ministrin për financa dhe ai nuk miraton para për punësim. Kur ky obligim do jetë i çdo udhëheqësi të organit, do jetë patjetër të zbatohet. Kështu në secilin institucion do të realizohet përqindja e të punësuarve nga bashkësitë, e jo sikur tani të qëndrojnë në shtëpi dhe të marrin paga. Do kërkojmë ndryshime edhe në pjesën e vetëqeverisjes lokale për decentralizim, për të cilën mendojmë se nuk është realizuar sepse ende kemi qeverisje të centralizuar.

Krijoni parti të re sepse siç thatë BDI nuk ka arritur t’i realizoj përcaktimet programore. Ku dështoi Ahmeti dhe BDI?

– Programi i BDI-së është programi i UÇK-së, i transformuar në Marrëveshjen kornizë dhe në Kushtetutë. Deri në vitin 2006 silleshin ligjet që buronin nga Marrëveshja, gjegjësisht nga Kushtetuta. Pasi në vitin 2008 BDI sërish u bë pjesë e pushtetit, nuk realizoi asgjë konkrete që të thuhet ja për 9 vite keni bërë këtë e këtë.

Edhe në kongresin e fundit partiak më tepër funksionar publikisht e kritikuan funksionimin e partisë. Pse pritët kaq gjatë dhe pse nuk janë me ju Hazbi Lika, Rafiz Aliti, Fatmir Dehari, Xhevat Ademi… të cilët në kongres e kritikonin realizimin e platformës së BDI-së?

– Ne nuk e përçajmë BDI-në, por jemi qytetar të cilët konsiderojnë se nevojitet parti e re. BDI nuk mundet përbrenda të riorganizohet dhe t’i jep rezultatet e pritura. Andaj formojmë parti të re, e cila nuk është kundër BDI-së, e as kemi qëllim ta përçajmë dhe t’i marrim funksionarë. Uniteti do përfaqësoj program të vjetër – të re, por jo të BDI-së, por programin që buron nga UÇK.

Por, funksionarët e përmendur gjithashtu kërkonin reforma në BDI, pse nuk ju bashkëngjiten?

– Për disa gjëra nevojitet guxim.

Komenti i disa bashkëpartiakëve të deritanishëm ishte se ishin befasuar që Ostreni në vite të vonshme ka vendosur të krijon parti, se jeni larguar nga BDI për shkak të pakënaqësisë personale, se djali Juaj nuk është zgjedhur kryetar i degës së BDI-së në Dibër. Është e vërtetë kjo?

– Kjo absolutisht nuk qëndron. Këto janë vlerësime mjaft të ulëta për mua, goditje të ulëta nga bashkëpartiakët e deritanishëm. Të besoja se BDI mund ta zbatoj atë për të cilën orvatemi, nuk do ta lëshonim partinë. Por BDI devijoi.

I akuzuat ish bashkëpartiakët për involvim në krim dhe korrupsion. Për kënd mendoni? Vallë do t’i emërtoni?

– Tani ka prokuror special dhe ai duhet të merret me krimin dhe korrupsionin e funksionarëve. Unë supozoj se ka funksionarë të korruptuar nga BDI, por nuk është punë e imja të sugjeroj.

E informuat Ahmetin për braktisjen dhe formimin e partisë së re?

– Po. Ne jemi miq të vjetër. Ahmetin e kam shumë të afërt. Biseduam. Ai mendonte se BDI mund të riorganizohet, të sillet në gjendje për plotësim të qëllimeve programore. Unë jam i bindur se partia nuk mundet të reformohet, nëse Ahmeti mundet le t’i zbatoj reformat. BDI ka probleme kadrovike dhe konceptuese. Por me Ahmetin do ngelim miq. Nëse kemi qëllime të ndryshme, nuk domethënë se jemi armiq. Do vazhdojmë secili në drejtim të vet, e koha do dëshmoj cili ka pasur të drejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat