Merr 8000 euro shpenzime për rrugë ndërsa nuk ka veturë!

Maqedonia

Merr 8000 euro shpenzime për rrugë ndërsa nuk ka veturë!

Më: 11 tetor 2015 Në ora: 15:30

Opinioni kritikon, por të zgjedhurit e popullit, sidomos ata nga brendësia, me vite me radhë po e mbushin buxhetin shtëpiak me kompensime për shpenzime për rrugë, për arsye se, në punë kanë ardhur me veturë personale.

Në majën e listës gjendet deputeti i VMRO-DPMNE-së, Krsto Mukoski. Sipas të dhënave për pesë muajt e parë, ai për ardhje nga Vevçani ka marrë 472.371 denarë, gjegjësisht 7.680 euro, ose mesatarisht ka shpenzuar mbi 1500 euro për benzinë dhe amortizim të veturës, njofton A1on.

Por për cilën makinë bëhet fjalë kur deputeti Mukoski, në dokumentin e pronësisë dërguar deri tek Komisioni shtetërorë për ndalimin e korrupsionit, ka shkruar se si pronë posedon një shtëpi dhe livadh, por jo dhe veturë.

Sipas Ligjit, edhe makina e bashkëshortes, fëmijëve, prindërit, nëse jetojnë në një bashkësi do të duhet të theksohen në dokumentin e pronësisë. Sipas paraqitjes së gjendjes së tij, as ai, e as ndonjëri prej familjes më të afër nuk posedon veturë.

Për cilën veturë i janë paguar më shumë se 1.500 euro, ndërsa në disa muaj edhe nga 2000 euro?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat