Lëvizja BESA ngushllon ambasadorin e Turqisë

Maqedonia

Lëvizja BESA ngushllon ambasadorin e Turqisë

Më: 11 tetor 2015 Në ora: 15:17

Në shpërthimin e fuqishëm pranë stacionit të trenit në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, më shumë se 30 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur ku Turqia shpalli tre ditë zie, kryetari Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i shkruan ambasadorit të Turqisë në Maqedoni z.Ömür Şölendil.

“Më lejoni që përmes kësaj letre t’Ju drejtohem Juve, ndërsa përmes Jush edhe shtetit të cilin Ju e përfaqësoni – Republikës së Turqisë, që t’ju shpreh ngushëllimet e mia personale dhe të Lëvizjes BESA pas aktit të djeshëm terrorist në Ankara, ku mbetën të vrarë dhe të lënduar shumë njerëz të pafajshëm.

Me këtë rast më lejoni të theksoj se veprimet e këtilla qyqare janë edhe një dëshmi se, përkundër dashamirësisë që shfaq shteti Juaj për të ngritur ura bashkëpunimi edhe përtej Turqisë, përsëri gjenden forca të errëta, që mund të instrumentalizohen dhe të vihen në shërbim të djallit, për të marrë në qafë njerëz të pafajshëm dhe për të na treguar se beteja për paqe dhe mirëqenie, si edhe për beteja kundër këtyre forcave antinjerëzore, akoma nuk ka përfunduar.

Ashtu siç kemi qenë gjithmonë dhe gjithkund në anën e atyre që e mbrojnë paqen dhe që e afirmojnë bashkëjetesën mes popujve, edhe sot bashkëvuajmë me të gjitha ato familje që humbën të dashurit e tyre, si edhe me popullin turk, që po përballet me sfidën më të ligë të kohës sonë – terrorizmin” thuhet në letrën e ngushllimit të Bilall Kasamit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat