Ahmeti ngushëllon Kryetarin Erdogan dhe popullin turk

Maqedonia

Ahmeti ngushëllon Kryetarin Erdogan dhe popullin turk

Më: 11 tetor 2015 Në ora: 15:08

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllimet e veta për viktimat e sulmit terrorist të ndodhur sot në Ankara të Turqisë

“I nderuari Kryetar Erdoğan, më lejoni që në emër të të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal t’ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta juve, popullit turk dhe familjarëve të viktimave që humbën jetën si pasojë e sulmit terrorist në Ankara.

Të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim i bashkangjitemi përpjekjeve për ta kundërshtuar terrorizimin dhe shprehim solidaritet me popullin turk duke ndarë dhimbjen me ju në këto momente të vështira për vendin tuaj.

Viktimat dhe të plagosurit nga ky sulm i tmerrshëm janë në lutjet e të gjithë qytetarëve tanë. Jam i bindur se familjarët e viktimave dhe të plagosurve, por edhe Turqia do t’a tejkaloj këtë tragjedi me përkrahjen e parezervë të të gjithë miqve të Turqisë demokratike”, është shprehur Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat