Reforma zgjedhore nuk do garantoj zgjedhje të lira?

Maqedonia

Reforma zgjedhore nuk do garantoj zgjedhje të lira?

Më: 11 tetor 2015 Në ora: 13:01

Përfaqësuesit e partive opozitare dhe njohësit e situatës politike nuk besojnë se reforma zgjedhore do të garantoj zgjedhje të lira dhe demokratike në Maqedoni.

Lideri i Lëvizjes për Reforma – PDSH, Zijadin Sela thekson se liderët e kriminalizuar po bisedojnë si ta shpëtojnë kokën e tyre, e jo për interesat e qytetarëve.

“Flitet për njerëz që janë zhytur thellë në krim, me pak përjashtime, gati gjithë të cilët që janë pjesë e bisedimeve nga faktori i brendshëm janë njerëz, të cilët në bisedime janë jo për të mirën e shoqërisë, jo për të mirën e popullit të cilin duhet ta përfaqësojnë, po janë për të ruajtur dhe për të shpëtuar kokën e tyre. Dhe, kur ke të bësh me njerëz të këtillë, me politikanë të këtillë, lider të këtillë, ato marrëveshje janë të destinuara që të mos jenë funksionale dhe të zgjaten afate”, thekson ai.

Ish-kryetar i KSHZ-së, Aleksandar Novakovski,ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk do të zgjidhin të gjitha problemet.

“Do të zgjidhen disa probleme të caktuara, por jo të gjitha. Sa i përket frikësimit të votuesve, Kodi Zgjedhor nuk do të sjellë asgjë të re. Për këtë vlerësoj se duhet të krijohet një klimë e përgjithshme që votuesit të ndihen të lirë dhe pa ngarkesa në realizimin e së drejtës të garantuar me Kushtetutë”, thekson ai.

Sipas tij, mbarëvajtja e procesit zgjedhor varet para, së gjithash nga vullneti i partive politike.

“Pa marrë parasysh se për çfarë procesi zgjedhor bëhet fjalë, apo se në cilin vend të botës mbahen ato, me rëndësi thelbësore është vullneti i partive politike. Qytetarët në të gjitha proceset zgjedhore, në veçanti në këto të fundit, në mënyrë shumë korrekte dhe me ndërgjegje të lartë e kanë kryer obligimin e tyre. Por, krijimi i ambientit, mbarëvajtja e procesit zgjedhor është përgjegjësi e shtetit dhe e faktorëve tjerë, përfshirë këtu partitë politike“, thekson Novakovski.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhej të miratoheshin deri më 6 tetor, afat ky i vendosur nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, por një gjë e tillë nuk është arritur për shkak të dallimeve të mëdha mes partive politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat