Zaev: 20 vite do të dëgjojmë “bomba” nëse sillet ligji i VMRO-BDI

Maqedonia

Zaev: 20 vite do të dëgjojmë “bomba” nëse sillet ligji i VMRO-BDI

Më: 11 tetor 2015 Në ora: 07:54

Zgjedhjet nuk do të shtyhen. Nga nesër do të dihen ndryshimet e paket-ligjeve zgjedhore, që do të gjenden para grupeve të punës. Këtë sot, e theksoi nga Prilepi, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, njoftonTV21.

“Deri tani nuk ka as indikacione më të vogla ose arsye që zgjedhjet të shtyhen. Nuk është e rëndësishme për Zaevin, Gruevskin, Thaçin ose Ahmetin që ato të mbahen në kohë. Qytetarët duhet të dinë se për çfarë bëhet fjalë, të përshtaten ndaj legjislacionit të ri zgjedhor, të qeverisë së kaluar. Të implementohen rekomandime të tëra, gjë e cila duhet të bëhet sa më parë dhe që në vetvete garantojnë institucione demokratike, e me këtë, edhe proces zgjedhor demokratik”, deklaroi Zaev sot në Prilep.

Sipas tij, është biseduar që pas pushimeve verore, të sillet ligj për publikimin e mëtutjeshëm të materialeve, por bashkë me ligjin për të ashtuquajturit “pëshpëritës”, që do t’i mbronte ata. Askund në botë nuk ekziston censurë, përfshirë edhe Maqedoninë, thotë Zaev.

“Nëse një ligj i tillë, siç e propozuan Talat Xhaferi dhe Mukovski, përkatësisht BDI dhe VMRO-DPMNE edhe një herë propozohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, atëherë nga foltorja e Kuvendit, nja 20 vite do të dëgjojmë “bomba” dhe, edhe për dhjetë vite të tjera do të lexojmë transkripte. Një vendim i këtillë ligjor nuk ka mundësi të sillet në Maqedoni, edhe atë në stilin e Talat Xhaferit dhe të bllokimit të ligjit për ‘branitellat’”, potencoi Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat