Brenda një dite në Maqedoni kaluan 3174 refugjatë

Maqedonia

Brenda një dite në Maqedoni kaluan 3174 refugjatë

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 18:30

Përkundër shiut dhe kohës së ftohtë, numri i refugjatëve nuk ka pësuar ulje në ditët e fundit. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Gjevgjeli kanë hyrë 3174 refugjatë, prej të cilëve, 1757 burra, 482 gra, 793 fëmijë me prindër dhe 142 fëmijë pa prindër. Sipas kombësisë më shumë se gjysma janë sirianë, 2644, afganë 1155 dhe irakenë 183 persona.
Numri i refugjatëve në Maqedoni ka kaluar shifrën e 130.000 prej 19 Qershorit të këtij viti./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat